• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ Edhe këtë fundjavë, temperatura pranvere

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kthjellime, moti, motit,



Edhe kjo fundjavë që presim do të vijojë të jetë me mot nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, raportojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtuar këtu vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur. Apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s. Ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *