Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë. Ai pritet të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Ende nuk dihet se çfarë do të diksutohet mes Ramës e Begajt. Ky është takimi i parë që kryeministri Rama zhvillon me presidentin për vitin 2023.
Ky takim vjen pas 16 orëve mbledhje që kreu i qeverisë zhvilloi me kabinetin. Kreu i qeverisë do të vijojë edhe sot me mbledhjet. Pas Begajt, ai pritet të takohet me drejtorët e përgjithshëm të institucioneve, dhe më vonë me drejtuesit e qarqeve.