• |
ide | kryesore

Rriten shifrat, 37 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës epidemiologjike në vend. Bëhet me dije se nga 569 teste të kryera , 37 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë.

Njoftimi- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në Bashkitë:

16 në Tiranë, 5 në Durrës, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Tropojë, Fier, Sarandë, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Rrogozhinë, Patos, Tepelenë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,093 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Janar 2023)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 569

Testime totale 2,021,497

Raste pozitive 332,878

Raste të shëruara 329,093

Raste Aktive 189

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128

Fier 17

Durrës. 14

Gjirokastër. 8

Berat. 7

Vlorë 7

Kukës. 3

Lezhë. 2

Shkodër 2

Korçë 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *