• |
ide | kryesore

William reagon ndaj akuzave për sulm të Harry

Paparazzi, Slider



Libri i Princ Harry thuhet se tashmë ka shkatërruar çdo shpresë për pajtim me vëllain e tij më të madh, Princin William.

Disa burime kanë treguar për ‘Vanity Fair’ se William është aq i zemëruar nga “Spare” sa nuk do ta falë Dukën e Sussex-it. Në fragmentet e marra nga The Guardian përpara publikimit të librit më 10 janar, Harry i referohet William si “armiku i tij kryesor”.

Megjithatë, William, thuhet se është më i mërzitur për përfshirjen e grindjes fizike të supozuar të vëllezërve nga viti 2019. Në “Spare”, Harry pretendon se  William  e “sulmoi” atë në Pallatin Kensington pasi ky i fundit dyshohet se e quajti  Meghan Markle, “të vështirë” dhe “të vrazhdë”.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt.  Ai më kapi për jakë. Më këputi gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”. Rashë mbi tasin e qenit i cili më cau në shpinë. U shtriva për një moment, i trullosur. Më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, shkruan Harry. Pas incidentit të supozuar, William dyshohet se u largua dhe u kthye për të kërkuar falje.

Burime pranë tij thanë se ekziston “një çështje masive besimi” midis vëllezërve. William është me sa duket i shqetësuar se çdo komunikim që ai ka me vëllain e tij – përfshirë bisedat private – do të publikohen. “Për momentin, ai nuk do të komentojë apo reagojë,”  tha një burim i brendshëm. “Plani i tij është që ta kalojë të gjithë këtë. Në fund të ditës, ai do të jetë akoma Princi i Uellsit. Kjo është ajo ku ai është i fokusuar.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *