• |
ide | kryesore

Kampioni i surf-it fundoset nga dallga gjigante: braziliani Marcio Freire mbytet në det në Nazaré

-Instant, Sport
Freire



Një lajm i pikëllueshëm ka ardhur nga Nazaré e Portugalisë, vendi më i famshëm në botë për dallgët e mëdha. Braziliani Marcio Freire, 47 vjeç, ka humbur jetën në det, i fundosur nga një dallgë. Shpëtimi ishte i padobishëm: zemra e tij tashmë ishte ndalur. Ekipet e shpëtimit konstatuan se viktima ishte në arrest kardio-respirator, duke nisur menjëherë manovrat reanimuese në rërë. Pas disa tentativave nuk u arrit të shpëtohej situata”, rrëfen Autoriteti Portual.

Freire ishte një pionier i big wave surfing. Ai ka frymëzuar brezat e rinj të surfistëve të dallgëve gjigante. Ai ishte një nga tre surfist-ët brazilianë që u bënë të famshëm si “Mad Dogs” pasi pushtuan valën legjendare të Jaës, në Hawaii, ku jetonte që nga viti 1998. Në vitin 2020 u kthye të jetonte në Brazil dhe Freire përshkruhet si një sërfist që nuk i pëlqente qendra e vëmendjes.

Marcio Freire është vdekja e parë e lidhur me surfing në ujërat e Nazarè, një vend i “zbuluar” nga Garrett McNamara në 2010. E tani vendi më i famshëm në botë për surfing me dallgë të mëdha. Pikërisht në Nazaré, në tetor 2020, gjermani Sebastian Steudtner vendosi rekordin botëror. Atë për dallgën më të madhe mbi të cilën ishte bërë surf ndonjëherë.

Lexo më tej: Dolën për sërf në bregun e Semanit, 2 vëllezër mbeten në mes të detit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *