• |
ide | kryesore

Plas goma e kamionit, plagoset rëndë një polic në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin Maqellarë-Peshkopi. Mësohet se është plagosur një polic i policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qenok’, ku një kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Kur polici ka shkuar për të monitoruar trafikun, ka plasur goma duke e plagosur rëndë. Mësohet se efektivi ka dëmtuar rëndë të dy këmbët. Ai pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *