• |
ide | kryesore

Putini feston Krishtlindjet i vetëm në një katedrale të Kremlinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi të merrte pjesë i vetëm në shërbesën e Krishtlindjeve në një katedrale të Kremlinit .

Sipas agjencisë Reuters duke cituar RIA Novosti, është hera e parë në vite që Putini feston Krishtlindjet në Moskë.

Televizioni shtetëror tregoi video të Putinit në Katedralen e Shpalljes së Virgjëreshës Mari duke marrë pjesë në meshën e mesnatës.

Sipas kalendarit të vjetër, Krishtlindjet në Rusi festohen më 7 janar.

Edhe vitin e kaluar, Putin gjithashtu mori pjesë i vetëm në shërbimin e Krishtlindjes në rezidencën e tij në Novo Ogaryovo, në periferi të kryeqytetit rus.

Në Krishtlindje 2021, ai ishte me besimtarë të tjerë në Liturgjinë Hyjnore në Novgorod.

Kujtojmë që Patriarku Kirill i cili mbështet luftën në Ukrainë bëri thirrje të enjten për një armëpushim 36-orësh për të festuar Krishtlindjet në Rusi dhe Ukrainë.

Presidenti rus urdhëroi një armëpushim të njëanshëm por qeveria ukrainase e refuzoi.



2 Comments

  1. Ku u katandis cari i madh. Duke lut Ukrainen qe ti jepte 3 dite pushimi me rastin e Krishtlindjeve. Jo se do benin dot mrekullira per 3 dite ruset,por i duhej garancia qe mos te sulmoheshin ,per te nxjerr ushtaret e tyre trima,nga llogoret ku jane barrikadu dhe spo guxojne te dalin nga atyme bile as te nxjerrn koken nga vrima. Ne fakt Ukraina beri gabim.Duhet ta pranonte lutjen e ruseve. Jo per sevap, por sepse sapo te merrnin sigurine se sdo preken, do iknin me vrap nga llogoret.e do cliroheshin qindra kilometra pa shkrep asnje plumb.Njesoj sic u clirua Khersoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *