• |
ide | kryesore

“Super League do të jetë realitet në 2025”: Laporta tregon kur do të bashkohen me projektin klubet angleze

-Instant, Sport
Super League



Super League kthehet në vëmendje dhe ai që e ka bërë këtë është presidenti i Barcelonës Joan Laporta. Numri 1 i katalanasve ka folur në Cadena Ser gjatë ‘Què t’hi jugues!’. Laporta trajtoi çështjen delikate të kompeticionit për të cilin kanë insistuar shumë klube, deri më sot pa sukses. E megjithatë, për Super League vazhdon të insistojnë mbi të gjitha Real Madrid, Juventus dhe vetë blaugranat.

“Në pranverë do të ketë një vendim në lidhje me Super League, që për klubet do të thotë të njëjtën gjë si ligji Bosman për lojtarët. Unë nuk do të pranoja të marr pjesë në këtë projekt nëse do të ishte një turne i mbyllur. Real Madrid, Juventus dhe klubet e tjerë kanë aderuar në kompeticion. E vetmja gjë që duam të ndryshojmë është modeli i menaxhimit”, shpjegoi Laporta. “Duhet t’u përkasë klubeve, por le të jetë UEFA në tryezën e negociatave si një komponent tjetër”.

Lexo më tej: Perez përmendi Super League, Ceferin replikon: “Një problem që nuk ekziston më, nga 2024 Champions më interesante”

“[…] Superliga mund të bëhet realitet në vitin 2025. Nëse jo, ne do të vendosim se si të vazhdojmë. Ne do të bëjmë një kompeticion evropian që do të konkurrojë me Premier League. Duam që klubet angleze të bashkohen me kompeticionin, por nuk mendoj se ata do ta bëjnë këtë në fazën e parë. Jam një mbështetës i kampionateve vendase, por, sipas mendimit tim personal, do të ketë një bashkim mes Premier League dhe Super League në fazën e dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *