• |
ide | kryesore

Aida Shtino flet për emisionin “Njerëz të Humbur”

-Instant, F1, Paparazzi



Gazetarja e njohur Aida Shtino ka folur së fundmi për emisionin  “Njerëz të humbur”. Gjatë një interviste për ” S’e Luan Topi”, Aida  ka treguar se ka pasur shumë momente të vështira gjatë karrierës së saj.

“Kam pasur shumë momente të vështira. I kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kërcënime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe incidente në një televizion tjetër ku për pak më ka shpëtuar jetën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më. Unë do të kisha emisionin, ai më coi në ambientet e pasme të televizionit dhe më tha; “të shoqëroj të hysh”. I thashë jo s’ka problem. Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision. Por u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova fare se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, nuk më futën brenda. Nuk mbaj mënd më shumë.

Ka pas raste të tjera kur më ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe ikishim hyrë thellë historisë. Të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje.”, u shpreh gazetarja,

E pyetur rreth mbylljes së emisionit Aida tha se ende nuk e di arsyen. As vetë nuk e di as sot e kësaj dite pse u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona. Të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe ma ka thënë se do të mbyllet.. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *