• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari në SHBA/ Mashtronte të moshuarit dhe u zhvaste mijëra USD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari



Mediat amerikane ka raportuar rastin e arrestimit të një shqiptari në Florida të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha. Marian Kola, 24 vjeç u vu në pranga pasi hetimet zbuluan se si ai kishte hapur një kompani false për kondicionerët.

Ai u denoncua nga një e moshuar të cilit i kishte marrë 14 mijë dollarë nëpërmjet kompanisë së tij. “Kola Cooling”. Zyrtarët amerikanë thanë se Kola kishte udhëtuar 4 herë në Shqipëri në vitin 2022. Autoritetet kanë zbuluar se shqiptari mashtronte kryesisht të moshuarit duke u marrë atyre nga 10 në 20 mijë dollarë. Madeje në një rast është zbuluar edhe një mashtrim prej 50 mijë dollarësh të cilën ia kishte marrë një 65-vjeçari.

Detektivët thanë se Kola drejtonte biznesin e tij pa licencë. Për më shumë se një vit kishte përdorur një licencë të një inspektori lokal të zjarrfikësve për të shmangur kontrollet. Në qershor 2021, atij iu refuzua licenca e biznesit. Por vetëm një muaj më pasi ai kishte bindur një 77-vjeçare që t’i instalonte një sistem ajri të klimatizuar në shtëpi.

Ai e kishte marrë sistemin nga një magazinë në Tampa, por ai nuk punonte. Kola u rikthye disa herë për riparime dhe gjithmonë i merrte para të tjera të moshuarës. Në një rast ai kishte përfituar edhe nga karta e saj e kreditit duke marrë 14 kijë euro. Kola i ka mohuar akuzat para hetuesve. Ai do të paraqitet në gjykatë më 30 janar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *