• |
ide | kryesore

Bastshkruesit të bindur: Lampard, tekniku i ardhshëm që do të shkarkohet në Premier League

-Instant, Sport
Lampard



Aventura e Frank Lampard në pankinën e Evertonit duket se ka arritur pikën e fundit. Toffees e gjejnë veten në vendin e tretë nga fundi në Premier League dhe vijnë nga 6 humbje në 7 takimet e fundit mes kupës e kampionatit. Pozicioni i Frank Lampard është gjithnjë e më i vështirë dhe bastshkruesit janë të sigurtë se ish-mesfushori i Chelsea do të jetë trajneri i ardhshëm që do të shkarkohet në Angli. Ndërkohë, drejtuesit e Everton duket se synojnë të trondisin ambjentin. Toffies tashmë kanë identifikuar dy emra të mëdhenj për t’i sjellë në Goodison Park.

Edhe pankina e Frank Lampard, trajner i Evertonit që nga janari 2022, mund të rrëzohet. Toffees, që kanë shënuar vetëm 15 pikë në 18 javë në Premier League, janë në zonën e rënies. Pozicioni i ish-mesfushorit të Anglisë nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundur. Kjo pas humbjes në Kupën e Anglisë kundër Manchester United. Kështu që ndeshja e sotme në shtëpi kundër Southampton, në fund të tabelës, do të jetë vendimtare. Nëse drejtuesit e klubit nga Liverpool vendosin për shkarkimin, ata kanë gati edhe emrat për ta zëvendësuar.

Emrat më të kuotuar për të zënë vendin e Lampard te Everton janë Wayne Rooney dhe Roberto Martinez. Në të dyja rastet do të ishte një rikthim. Wazza bëri debutimin e tij në Premier League me fanellën e Toffees, skuadër me të cilën doli në fushë 117 herë para se të transferohej te Manchester United. Po me Everton ai u rikthye për një sezon në 2017/2018. Ish-trajneri i Belgjikës, nga ana tjetër, ka qenë trajner i klubit blu të Liverpool nga viti 2013 deri në vitin 2016. Martinez arriti rezultate të mira sidomos në sezonin e parë, kur e mbylli kampionatin i pesti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *