• |
ide | kryesore

Gabimi flagrant në Monza-Inter, arbitri Sacchi si… Serra: për të bëhet gati një pezullim i gjatë

-Instant, Sport, Video
Sacchi



Nxitimi për të fishkëllyer i luajti një shaka të keqe arbitrit Juan Luca Sacchi. Bilbili nga Macerata i mohoi golin e 3-1 Acerbi dhe tërboi Interin, që më pas u barazua 2-2 nga Monza. Gjyqtari fishkëlleu para se topi të futej në rrjetë dhe në këtë mënyrë nxorri “pozicion jashtë loje” sistemin VAR. Sepse në atë moment, yeknologjia në ndihmë të arbitrit nuk mund të ndërhynte. Rishikimet më pas sqaruan se përplasja e Pablo Marì u shkaktua nga shoku i tij i skuadrës Izzo dhe jo nga një kontakt me Gagliardini. Vendim i gabuar që, me shumë gjasa, do t’i kushtojë arbitrit Sacchi një pezullim të gjatë.

Precedenti është ai i arbitrit Serra të Torinos, që më 17 janar 2022 në Milan-Spezia fishkëlleu shumë herët një faull ndaj Rebic. Në atë rast arbitri mohoi rregullin e avantazhit dhe rrjedhimisht golin e Messia për kuqezinjtë. Një rast që ngjalli shumë polemika me shumë justifikime nga Serra në fund të ndeshjes. Për të, dënim shembullor, shtatë muaj larg drejtimit në Serie A. Rikthimi në Kupën e Italisë dhe më pas në kompeticionin më të mirë italian më 31 gusht për Verona-Empoli. Kështu, për Sacchi, fati duket i vulosur.

Lexo më tej: Inzaghi i tërbuar: “Goli i 3-1 ishte i rregullt, gabimi i pakonceptueshëm me VAR”

Edhe në kampionatin e kaluar Sacchi u bë protagonist i një episodi të diskutueshëm.Në Juve-Bologna ai pati një reagim të paqartë ndaj Medel që u bë një “armë” mbrojtëse për kilianin, duke ulur skualifikimin nga dy në një.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *