• |
ide | kryesore

Inzaghi i tërbuar: “Goli i 3-1 ishte i rregullt, gabimi i pakonceptueshëm me VAR”

-Instant, Sport, Video
Inzaghi



Pas barazimit të pësuar në kohën shtesë ndaj Monzës, Simone Inzaghi nuk e fsheh hidhërimin dhe sulmon. “Jemi shumë të zemëruar. Ka ndodhur një gabim. Pas pesë vitesh të VAR, në golin e Acerbi u fishkëllye një faull ku dy lojtarë të Monza u penguan me njëri-tjetrin – gjëmoi trajneri i Inter -. Do të kishte qenë 3-1 dhe jemi këtu duke folur për një barazim, që vjen nga një gabim i rëndë. E kam të vështirë të analizoj ndeshjen. Ndoshta do ta kishim fituar. Ishte goli i 3-1. Ka shumë keqardhje,” shtoi ai.

“E dinim se do të përballeshim me një ekip që do të na krijonte probleme – vazhdoi Inzaghi -. Ne patëm probleme me Calhanoglu dhe Barella dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze. Ka hidhërim të madh tek unë dhe drejtuesit”. “Është një fakt, ne pësojmë shumë në ndeshjet jashtë – shtoi ai, duke komentuar golat e pësuar -. Në të parin ne trefishuam dhe pësuam inserimin në një mbrojtje të rreshtuar. Duhej të bënim më mirë. Një barazim që na ngadalëson, por duhet të na bëjë të shkojmë përpara edhe më fort se më parë, të vetëdijshëm se këtë herë jemi penalizuar”.

Lexo më tej:Video/ Darmian e Lautaro nuk mjaftojnë ndaj Monzës: autogoli i Dumfries befason Inter në të 93′

“Duhet të vazhdojmë duke ditur se duhet të punojmë më shumë dhe më mirë. E duke ditur që duhet t’i rikuperojmë lojtarët tanë 100% – vazhdoi Inzaghi -. Ne vinim nga dy fitore të rëndësishme dhe ky barazim na ngadalëson. Monza bëri një ndeshje të mirë, por me 3-1 ndeshja do të ishte mbyllur”. “Duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Fatkeqësisht humbëm pikët në fillim të kampionatit dhe tani duhet të rikuperojmë terrenin ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Inzaghi.

https://www.youtube.com/watch?v=FkCwo6LzTcs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *