• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në burg një nga të arrestuarit e inceneratorit të Fierit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
jetë



Ndërron jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, Enver Sheshi. Ai ishte një nga të arrestuarit e aferës së inceneratorëve dhe konkretisht atij të Fierit. BW raporton se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Sheshi, administratori i kompanisë “Leli-17” sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313  ku po mbahet prej disa kohësh. Me marrjen e lajmit ai është dërguar me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit.  SPAK përmend se aksioneri kryesor, Klodian Zoto, në bashkëpunim me Arenc Myrtezanin pasqyruan  situacione të pavërteta në bashkëpunim me këto kopmani në vlerën e 4 milionë euro, që më pas u paguan nga Ministria e Mjedisit. /LAPSI.al

LEXO EDHE: SPAK nën presion: Po hetojmë për Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Naçon!



5 Comments

    1. Keshtu do bejne “arreste kardiake” nje e nga nje te gjithe deshmitaret. Jo me kot i mban KAPSi pafundesisht brenda. Boll qe te shpetojne tigri, lali dhe sulltani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *