• |
ide | kryesore

Pastruesja vodhi 120 mijë € në banesën e ish-zyrtares së Kryeministrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pastruesja, Alda



Zbulohet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit. Mësohet se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-zyratre e lartë në Kryeministri. 

Ajo ka mbajtur deryrëne  shefes së kabinetit në ministrinë e Rindërtimit kur drejtohej nga Arben Ahmetaj.  Banesa e saj ndodhet në Rrugën e Kosovarëve. Ngjarja ndodhi në datën 15 dhjetor 2022. Klosi bëri denoncimin në polici për vjedhjen e banesës së saj të marrë me qera.

Për ngjarjen u arrestuar 3 javë më pas Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Ata kishin përdorur një kopje të çelësit të banesës ndërsa u munduan që ta sajonin si grabitje duke e bërë shtëpinë rrëmujë.

Një ditë më parë në banesën e nënë e bir u gjetën 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj. ndërsa një ditë më pas nga një rikontroll u zbuluan në tubin e aspirimit edhe mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Raportohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. ©LAPSI.al



13 Comments

    1. jane rreth 500mije euro dhe shuuuuuume bizhuteri me vlere!!!
      Ish-shefe kabineti te Ministria e Tigrit!

  1. Po keta rilindesit perse valle mbajne aq shume para neper shpia. Se u bene ca si shume qe shkojne ua “pastrojne”, si shpjegohet qe nuk zene mend e ti fusin neper banka? Me siguri Pallikari do kete nje pergjigje “te mencur” logjike edhe per kete

    1. Po se jemi kursimtare mo. 90% te rroges e kursejme.

      Dhe po i futem neper banka, nuk na besojne qe i kemi mbledhur nga kursimet.

      Keshtu qe sa te krijojme dyshime te kota, me mire i mbajme poshte dyshekut.

      1. Ti mor shkerdhat, pler njeri, ti ne nje koment tjeter the qe ishte njeriu i Shkelzenit kjo Alda, tani na doli qe qenka rilindase.
        Njerez te neveritshem, vetem te vidhni, mashtroni e genjeni dini.

        1. Mos ka qene ndonje nga pjellat e mia ai qe ka bere kete afirmim. Per kete une di vetem qe eshte me origjine nga Byrreli. Pra malokse.

          1. nuk ke malokë në poste të larta me rilindjen, ata bastardë malokë janë në nivele të ulta.
            është klos mallakastre

  2. Këta njerëz e kan hëngër turpin me bukë… Por si rrethanë lehtësuese është fakti që hajdutët kanë vjedhur hajdutët e kuq. Q r.

  3. Për këto miliona euro që sot i mbajmë në dyshekë dhe tuba aspirimi sot na duhet amnistia fiskale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *