• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Presim që Finlanda e Suedia të anëtarësohen në NATO në 2023

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Stoltenberg



Suedia dhe Finlanda mund të anëtarësohen në NATO në vitin 2023, vlerësoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg duke kujtuar megjithatë se zhvillimet do të varen nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë.

“Unë pres (që pranimi do të bëhet në vitin 2023), por nuk mund të garantoj datën e saktë, sepse është sigurisht një vendim i parlamenteve të Turqisë dhe Hungarisë, të cilët nuk e kanë ratifikuar ende marrëveshjen”, tha Jens Stoltenberg në një intervistë që dha për Agjencinë Franceze. Hungaria, por veçanërisht Turqia, kanë bllokuar anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO që nga maji.

“Ne zhvilluam negociata, dhe ato ishin mjaft kërkuese, korrikun e kaluar kur Turqia, Finlanda dhe Suedia arritën një memorandum në të cilin përshkruanin se si mund të intensifikonin bashkëpunimin e tyre. Si në fushën e eksportit të armëve, por edhe, për shembull, në luftën kundër terrorizmit”, kujton gjithashtu Stoltenberg.

Lexo më tej: Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

“Finlanda dhe Suedia i janë përmbajtur marrëveshjes dhe janë të përkushtuara për një bashkëpunim afatgjatë me Turqinë për këto çështje. Rrjedhimisht, është koha për të finalizuar procesin e anëtarësimit dhe ratifikimin e protokollit të anëtarësimit”. U shpreh Stoltenberg.

Më herët, kryeministri suedez kritikoi disa nga kërkesat e Turqisë. Në dhjetor, Gjykata e Lartë e Turqisë refuzoi të ekstradonte gazetarin Bulent Kenes në Ankara, siç kërkoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ankaraja “po thotë gjithashtu se dëshiron gjëra që ne nuk mund dhe nuk duam t’i japim”, tha Ulf Christerson në një konferencë mbi mbrojtjen dhe sigurinë.

Megjithatë, Stoltenberg pranoi se ky është një proces i shpejtë pranimi. “Sigurisht që do të doja që të finalizohej sa më shpejt. Por në të njëjtën kohë, është një proces i shpejtë, krahasuar me të gjitha proceset e anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që do të ndodhë por rezervoj të drejtën të hamendësoj se kur saktësisht”. Kështu përfundoi Stoltenberg deklaratën.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *