• |
ide | kryesore

Video/ Dy penallti në favor e një karton i kuq për Sampdorian: Napoli kalon 0-2 në Genoa

-Instant, Sport, Video
Napoli



Napoli mposht 2-0 Sampdorian në Marassi në javën e 17 të Serie A duke u kthyer menjëherë te fitorja pas rënies në San Siro. Ndeshja u hap me një penallti të pritur nga Audero ndaj Politano, në të cilën plasën protestat e dorianëve. Sidoqoftë, Osimhen u kujdes për të zhbllokuar takimin në minutën e 19, i shërbyer në perfeksion nga Mario Rui. Pak para pushimit, Sampdoria mbeti me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Rincon. E ndeshja, në fakt, përfundoi aty. Në minutën e 82, napolitanët fituan penalltinë e dytë, këtë herë të shndërruar në gol nga Elmas, që mbylli rezultatin.

EPISODI I PENALLTISË

Sidoqoftë, episodi i minutës së 3′ do të krijojë debat dhe polemika. Me ndeshjen e që sapo kishte nisur, Anguissa bëri një futje në zonën e Sampdoria. Murru e bllokon, duke e rrëzuar në tokë. Duket si veprimi klasik i frenimit të rregullt me mbrojtësin që merr pozicion me trup, duke i hequr topin sulmuesit. Arbitri Abisso, i vendosur mirë në një distancë të shkurtër, vazhdoi lojën. Por VAR e thërret dhe pas një kontrolli në monitor, palermitani ndryshon vendimin dhe akordoi penallti. Lojtarët e Sampdorias u tërbuan, ashtu si Stankoviç, për më tepër që përsëritjet e ndryshme konfirmojnë vendimin e gabuar.

Lexo më tej: Video/ Sarri i tërbuar, Lazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj Empoli: paqe mes Spezia e Lecce

Sidoqoftë, Napoli rikthehet të fitojë menjëherë, duke lënë pas humbjen në San Siro. Skuadra e Spalletti largoi kështu kritikat dhe fantazmat me një goditje të vetme. E bëri këtë në fund të një ndeshje të komplikuar, kundër një ekipi të ashpër dhe krenar. Sampdoria megjithatë ishte tepër e pasaktë dhe e shpërqendruar për t’i rezistuar fuqisë ofensive të Napolit. Stankoviç mbetet në zonën e rënies, ndërsa napolitanët ruajnë +7 ndaj Juventus, më pak se një javë nga përballja direkte e shumëpritur në “Maradona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *