• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City shkatërron 4-0 Chelsea edhe në FA Cup: fitorja e dytë në tre ditë për Guardiola

-Instant, F1, Sport, Video
Manchester City



Ndeshja e madhe e raundit të tretë të FA Cup është pa histori. Në Etihad, Manchester City mposhti 4-0 duke eliminuar Chelsea. Skuadra e Guardiola e mbylli ndeshjen në vetëm 38 minuta. Mahrez hapi rezultatin me një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 23. Shtatë minuta më pas Alvarez dyfishoi me penalltia, përpara se Foden të firmosë 3-0 para pushimit. Mahrez (85′) shënon dygolëshin personal, sërish me penallti, për të rrumbullakosur pokerin e Citizens.

Manchester City fiton dy herë në tre ditë kundër Chelsea. Megjithatë, nëse 1-0 në Stamford Bridge erdhi në fund të një ndeshje të vuajtur, nuk pati histori në Etihad në FA Cup. Një 4-0 e pastër për djemtë e Guardiola, të cilët eliminuan formacionin e Potter. Goditja e radhës ndaj Blues, me City fitues, para pushimit për Botërorin, edhe në Carabao Cup.

CITIZENS, PA TITULLARËT

Sfida u zhbllokua në minutën e 23′. Sërish me goditje dënimi, si në League Cup, Mahrez gjeti këndin e sipërm me të majtën, duke mposhtur Kepa. Kaluan vetëm 4 minuta dhe në një goditje këndi, Havertz preku topin me dorë, duke i dhënë penalltinë vendasve. Nga pika e bardhë, Julian Alvarez nuk gaboi, duke dyfishuar epërsinë në minutën e 30′. Trisi mbërriti para pushimit. Mahrez favorizoi mbivendosjen e Ëalker, që shërbeu në qendër për Foden, i aftë të shënonte përballë portierit.

Në fillim të pjesës së dytë, Potter tenton të shkundë Chelsea me dy zëvendësime. Kovacic dhe Havertz mbetën në dhomat e zhveshjes, me Fofana dhe Zakaria në fushë. Por gjërat nuk u përmirësuan, përkundrazi. Në fund erdhi edhe pokeri, me një tjetër penallti, shkaktuar nga faulli i Koulibaly ndaj Foden. Në pikën e bardhë shkoi këtë herë Mahrez, duke firmosur dygolëshin personal dhe duke legjitimuar festën e Manchester City. Guardiola mposht Chelsea 4-0, për më tepër, pa titullarët Ederson, De Bruyne, Gündoğan dhe Haaland. Përshëndesin kompeticionin e dytë dhe përsëri nga duart e City, të besuarit e Potter, tani jashtë FA Cup dhe Carabao Cup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *