• |
ide | kryesore

Video/ Sarri i tërbuar, Lazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj Empoli: paqe mes Spezia e Lecce

-Instant, F1, Sport, Video
Empoli



Lazio çon dëm një mundësi ideale për tiu afruar zonës Champions, në javën e 17 të Serie A. Skuadra e Sarrit në avantazh 2-0 lejoi në shtatë minutat e fundit, plus shtesën, të arrihet nga Empoli në Olimpico. Nuk ka fitues në dy ndeshjet e tjera të së dielës në Itali. Barazim pa gola mes Spezia e Lecce, ndërsa Salernitana ndali në 1-1 Torinon. Protagonist sërisht portieri meksikan Ochoa.

LAZIO 2-2 EMPOLI

Lazio hedh vetë në erë fitoren, pas disfatës së keqe në Leçe. Përfundoi 2-2 në Olimpico kundër Empolit. Skuadra e teknikut Sarri zhbllokoi menjëherë ndeshjen, falë një devijimi ajror të Felipe Anderson, në këndin e Luis Albertos. Në pjesën e dytë Zaccagni u kujdes për të dyfishuar rezultatin, në një asist të autorit të golit të parë. Kur ndeshja dukej se kishte përfunduar, vendasit u befasuan nga një kundërsulm i shpejtë i finalizuar me gol nga Caputo. Tronditja e vërtetë për bardhekaltrit do të vinte vetëm në shtesë, kur Marin shënoi golin e bujshëm të barazimit.

SPEZIA 0-0 LECCE

Sfida e shpëtimit mes Spezia dhe Lecce në javën e 17 të Serie A përfundoi 0-0. Një pikë për secilin dhe një hap i vogël larg zonës së rënies. Puljezët, me 19 pikë, marrin rezultatin e pestë të dobishëm radhazi. Skuadra e Gotti, në anën tjetër, me 15 pikë, rrëmben ndeshjen e katërt radhazi pa humbje. Miqtë ndalen nga shtylla, duke i goditur dy herë brenda sekondave. Ndërsa vendasit paguajnë për pasaktësinë e Gyasit dhe Nzolës, që morën vetëm një pikë.

SALERNITANA 1-1 TORINO

Salernitana dhe Torino nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit në përplasjen direkte. Në javën e 17 të Serie A, mes skuadrës së teknikut Nicola dhe asaj të Juric, përfundon 1-1. Një ndeshje me dy fytyra në Arechi, me miqtë që e nisën më mirë, por pastaj vendasit dominuan dukshëm. Në pjesën e parë, një super Ochoa priti gjithcka të mundshme. Portieri meksikan, megjithatë, duhet të dorëzohej pas një goditjeje me kokë nga afër të Sanabria (36′). Në pjesën e dytë reagoi Salernitana dhe Vilhena (49′) barazoi rezultatin në kundërsulm. Në fund Ochoa sërish protagonist i madh i ndeshjes me dy super ndërhyrje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *