• |
ide | kryesore

Brazil/ Mbi 400 arrestime pas sulmeve të mbështetësve të Bolsonaros

-Instant, Arkiva, Planet
Brazil



Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva u kthye të dielën në mbrëmje në Brasilia për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në pallatin presidencial. Ky i fundit ra pre e sulmit të mbështetësve të paraardhësit të tij, ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Fatmirësisht nga përleshjet nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa mbi 400 protestues janë arrestuar.

Ndërkohë në Brasilia policia ushtarake ka ndërhyrë me forcë, gjithashtu edhe helikopterët u vënë në lëvizje për të shpërndarë protestuesit pro Bolsonaros. Të gjitha xhamat e katit të parë të Senatit u thyen dhe disa prej protestuesve hynë në godinë.

Duke marrë shkas nga ngjarja, Presidenti urdhëroi gardën kombëtare që të hynte brenda për të rivendosur rendin në kryeqytet. Ai urdhëroi gjithashtu mbylljen e qendrës së Brasilias – duke përfshirë rrugën kryesore ku ndodhen ndërtesat administrative dhe qeveritare – për 24 orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *