• |
ide | kryesore

Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

-Instant, 1, Ide
andi bushati mcgonigal

Në harkun kohor të pak ditëve janë zbuluar dy tentativa të ndryshme për zhvatje parash. Një sanitareje, që publiku po i ngjit nofkën e Robin Hood, pasi plaçkiste shtëpitë e zyrtarëve të pasur, iu gjetën të fshehura në banesën e saj afro gjysëm milioni euro. Ndërsa bashkia e Tiranës u detyrua të anullonte me urgjencë, pas një denoncimi të fortë të Belind Këlliçit, një tender që rrotullohej po në këto shifra.
Përpos përkimit kohor dhe koinçidencës së shumës, historitë nuk ngjajnë pothuajse fare me njëra -tjetrën. Për skifteren Rozeta Dobi dhe të birin e saj shuma prej 400-500 mijë eurosh qe një pasuri marramendëse. Për Erion Veliajn dhe taborin e tij ato përbëjnë vetëm një kristal kripe në oqean.


Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Por dallimet nuk përfundojnë këtu.Në rastin e parë mediat u morën gjatë e gjërë, duke i bërë një skanin të plotë, me farë e me fis, grabitëses; për të dytin, me ndonjë përjashtim të rallë, ato heshtën. Ndonëse kur kishte qenë puna për të mburrur asfaltimin e rrugës për të cilën bëhej fjalë, ato kishin pasqyruar në kor kryebashkiakun e palodhur që nuk përtonte ti përvishej punës edhe ditën e ndërrimit të viteve, kur tenderi i projektuar prej tij u denoncua si një skandal, ato zhytën kokën si struci.
Me mendësinë e një leve të të njëjtit sistem, fiks si media, u soll edhe drejtësia. Rozeta Dobin dhe të birin i plasën me të parën brenda, i ndoqën, i përgjuan i hetuan dhe i burgosën. Për tenderin ku dyshohej për grabitjen e së njëjtës shumë, pasi kishin filluar punimet që më një janar, ndërkohë që Agjensia e Prokurimit Publik e mbyllte garën 9 ditë më pas, asnjë prokuror apo hetues nuk denjoi ta luante menderen nga vendi.


Skandali/ Zbulohet tenderi elektoral 400 milionësh i Erion Veliajt

Redaksia e Lapsi.al e ka shpjeguar me detaje se çfarë ndodhi me rrugën Xhon Belushi. Bashkia e Tiranës kishte shpallur tender për regullimin e saj që në mes të dhjetorit. Por ndërkohë, Erion Veliaj, u pa në 1 janar, ende pa u mbyllur gara, duke përuruar hedhjen e asfaltit dhe nisjen e punimeve. Rivali i tij demokrat, Belind Këlliçi nxori dokumentat e kësaj farse. Ai provoi me foto dhe filmime se në veprën që duhet ta kryente, sipas tenderit, një firmë private, po punonin makineritë dhe punonjësit e bashkisë. Ai ngiti dyshimin se kishim të bënim me një vjedhje, pasi tenderi qe fiktiv dhe aludoi se këto para do i kaloheshin një kampanie që do i injektonte në fushatën elektorale.
Këtu ka pak rëndësi se si u detyrua këtë të hënë, ta anullonte bashkia tenderin. Po aq të pa rëndësishme janë edhe alibitë që nxori nga goja Erion Veliaj, të cilat janë zhvleftësuar një për një në shkrimin e mëposhtëm të Lapsit.

Veliaj kapet me preshë në duar/ Anullon tenderin e manipuluar 

Në këtë pikë, interesante është të shqyrtohet hipoteza e kandidatit të PD-së për Tiranën, që pretendon se ndaloi një manovër që do i shërbente manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit. A do i kaloheshin paratë e tenderit fiktiv një kompanie që do të jepte me qera vetëm emrin, pasi punën do e kryente vetë bashkia? A do shkonin këto fonde për të blerë votues dhe për të rekrutuar rivalë, ashtu sikurse kemi parë në të shkuarën?

Fatkeqësisht, me denoncimin e bërë ndofta para kohe, ne këtë nuk do të arrijmë ta vërtetojmë dot kurrë. Gara e anulluar nuk do të ketë fitues dhe për rrjedhojë nuk do të shpërndahen as para për punime të pakryera.
Por, ama, pavarësisht se PD-ja nuk arriti të sigurojë dot provën, ajo, me historinë e denoncimit të rrugës Xhon Belushi, ia doli të vizatojë sfondin e atmosferës manipulative në të cilën do të mbahet gara e ardhshme elektorale. Ajo arriti në na tregojë një kryebashkiak që është mbi shtetinn ligjor e nuk respekton as tenderat që shpall vetë. Ajo nxori në dritën e diellit falangat e rilindasve që pengonin opozitën dhe mediat të inspektonin skenën e krimit. Asaj për koincidencë, i ndodhi paralelisht edhe historia e grabitëses Rozeta Dobi, për të dëshmuar se pushtetet e tjerë, si drejtësia dhe media, pa të cilat zgjedhjet në një sistem demokratik nuk kanë vlerë, janë krejtësisht nën thundrën e regjimit.

Pra, ndonëse gara fallco për rrugën Xhon Belushi u anullua, peripecitë me të janë të mjaftueshme për ti ndërgjegjësuar të gjithë se makineria e manipulimit zgjedhor është vënë në punë. E për këtë, natyrisht duhet falenderuar edhe Robin Hudja që grabiste shtëpitë. Ajo ngjan shumë me Erion Veliajn, me ndryshimin e vetëm se i kishte vënë synim vetes të zhvaste të pasurit.

©Lapsi.al


15 Comments

  1. Rilindasit komunistë mund veç te hane koken e njeri-tjetrit…..
    Ka ardhur koha mesa duket…. Enver Sheshin e inceneratoreve e ekzekutuan ne burg!

    1. partia dmth rama ska shume levizje, do filloje te lajthise. prit se ske paregje akoma, kaper tu bere shume e shemtuar renia e rames. do jete me fat po shkoi ne biruce

  2. Shkrimi eshte i thjeshte dhe i kuptueshem per nje shqiptar mesatar. Ndoshta bushati meton ti jape vlera artistike shkrimit,por do ti sugjeroja ta bente me pershkrime fabulash, do ishte me e prekshme per masen ne rritje te debilizimit rampjelles.

    Shpjegimi i ngjarjeve dhe interpretimi i kuptueshem ndihmon ne qellimin gazetaresk te informimit te publikpopullit vezhderr shqiptar.

    Andi vazhdon misionin e tij i paepur.

    1. Cfaj kane ata pak gazetare apo opozita qe zbulojne vjedhje perdita nga pushtetaret e mileti shikon peputhen apo big brother? Edhe rilindja ska faj kur thote qe na voton populli. Ashtu i do mushka drute- i thone nga ana jone.

      1. Edhe Rama tha qe drejtesia te godase llumin e shoqerise.
        Qe duhet dikush ne ndonje emision te merrej me kete tender as qe diskutohet,por kush?
        Te gjitha TV merreshin me eren e mutit qe vinte nga qeveria.
        Po Veli fiku a ka turp?
        Edhe Meksi a dha ca letra me vlere po cu bene?
        Hajdutet jane njelloj.

  3. Ne nje vend ku do te funksiononte sado pak drejtesia do te kercisnin prangat live ne zyrat e bashkise . Por ne kete vend ku as edhe ligjet e fizikes , matematikes , ekonomise e te gjithçkaje tjeter nuk funksionojne , nuk ka sesi te mund te funksionoje as edhe drejtesia . Ne kete vend te basarduar nga politika sa me i madh eshte zullumi aq me i çelikosur behet . Ne kete vend zinxhiri i njerzillekut e i hakikatit nuk ka vetem nje apo dy hallka te shkeputura , ketu te gjitha hallkat jane te shpartalluara totalisht . Nga sot zanati i pastrueses eshte kthyer ne profesion .
    Kush mendon se ky vend behet pa revolucion nuk eshte naiv as idiot por nje i marre i lindur .

  4. Er Velia kokrra e rrenacakut qysh ne fillim,
    sa here hap gojen nxjerr nga nje mashtrim,

    Ky birbo ishte qe ulerinte si shume i deshperuar –
    “Griseldes se Artur Roshit foshnjen i kane abortuar ”

    Per rrenat e Erionit ajo Ajola qe ka ne shtepi thot –
    ” Edhe priftin me barre e ben ky Loqja im idiot “

  5. Qe eshte ndyresire dhe njeri pa cipe kjo dihet,qe vetem vjedh dhe vjedh dhe vjedh kjo dihet.
    Po ska asnje ndryshim nga Lulzim Basha dhe soji i tij.
    Jane njesoj,vecse ky eshte me kurve dhe me shkerdhate.
    Se di kush e beri Veliajn kryetar por di te them qe i ka mbush xhepat dhe vazhdon ti mbushe

  6. Per Tiranen duhej dikush qe do i ofronte vepra pa propagande.
    Ky 1 peme e do me video,nje inagurim me video,se di me shume reklame,a na di per budallenj?
    Duhej 1 njeri vertet me deshire te mire per qytetin,jo legena e skutha partie

  7. Ore kane interesa me Veliajn,cdo gje interes.
    Po dhe ti Bushat ke interes me PD-ne,sikurse media te tjera me PS.
    Cdo gje interes,zero ndergjegje qytetari apo sociale.
    Thjesht interes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.