• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Pastruesja “milionere” kishte disa llogari bankare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
llogari



Mediat kanë zbuluar detaje të reja nga hetimi për pastruesen Rozeta Dobi. Ajo akuzohet se bashkë me të birin, Havierin vodhën qindra mijëra euro nga banesa e Alda Klosit ku gruaja punonte si pastruese, e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. Sipas të njëjtave burime, përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe mallrave të vjedhura, Dobi rezulton të ketë llogari bankare.

Nga hetimi ka dalë se gruas i janë gjetur disa llogari në shuma të konsiderueshme që pritet të bëhen publike. Rozeta Dobi dhe djali i saj dolën të hënën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.

Në dëshminë e dhënë për hetuesit gruaja u shpreh se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi. Kjo sipas saj e shtyu të merrte paratë nga banesa e saj. Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zbulohet partia e Spartak Dobit/ Burri i pastrueses në koalicion me Ramën

“Prokuroria ishte konfuze për 400 mijë eurot” flet avokati i pastrueses Rozeta Dobit

VOA: Pikëpyetje mbi vjedhjen e ish-zyrtares dhe sasitë e mëdha të parave të gjetura



1 Comment

  1. Gjyshi s’leron aren , nuk e hodhi faren
    qe t’kursej hambaret
    Do te behemi milioner
    Do te behemi milioner

    Ne nje shtet , ku edhe nje pastrueses i vie radha qe te vjedh 0.5 mil euro
    Atehere ai shtet i ka lare duart per murrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *