• |
ide | kryesore

“Do vrαs politikanët”/ Del VIDEO e arrestimit të të riut të armαtosur në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arrestimit



Policia e shtetit ka dhënë detaje rreth arrestimit të një të riu nga Lezha që sipas saj ishte nisur të kryente një ngjarje të rëndë. Antonio Leka, 36 vjeç po qarkullonte me një makinë të mbushur me αrmë dhe municione. Vetë ishte i veshur me jelek αntiplumb.

“Do të shkoj të vrαs politikanët. Do ta zhduk këtë farë të keqe” – mësohet të kishte thënë ai tek të afërmit. Ka qenë i vëllai që ka vënë në lëvizje policinë e cila e ka ndaluar atë në Lezhë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi” – thuhet në njoftimin e policisë.

I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

“Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e arrestimit të policisë. ©LAPSI.al

Publikohet FOTOJA/ Ky është Antonio Leka që ishte nisur të



5 Comments

  1. O të përplaset Zoti ty
    O i pa emer mavi.
    Shan ti maloke mor mut muti.
    Me “maloket”u ngrit e bëri lidhjen e Prizerenit.Abdyl Frashëri se e dinte që hidhen në zjarr për atdheun.
    Do ta bënte me ty që thua ca ere ka gjaku.
    Ngaqë dhitesh nga frika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *