• |
ide | kryesore

E quajtën e dashura e Mbappe, Rose Bertram shpërthen zemërimin: “Nuk ka asgjë të vërtetë”

-Instant, Sport
Bertram



Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar, me një postim të ashpër në Instagram, se është në një lidhje me Kylian Mbappé. “Normalisht që nuk u përgjigjem thashethemeve apo zërave. Por ka një kufi që nuk duhet kaluar kurrë. Gjatë javëve të fundit, gënjeshtrat kanë shkaktuar dëme të mëdha në familjen time. Më kanë goditur mua dhe të gjithë rreth meje”, ka thënë modelja në profilin e saj në Instagram.

“2023 filloi për mua me urrejtje dhe bullizëm kibernetik – vazhdoi Bertram -. Asgjë që është thënë apo shkruar nuk është e vërtetë në asnjë mënyrë. E vërteta nuk mund të vijë nga një i huaj që nuk di asgjë për jetën time dhe fshihet pas një ekrani. Gjëja më e keqe është se në ditët e sotme njerëzit i besojnë cdo gjëje, pa pasur nevojë për prova. Në një botë ku klikimet dhe ‘pëlqimet’ janë e vetmja gjë që ka rëndësi, ndonjëherë harrojmë se jemi të gjithë njerëz. E se ngacmimi kibernetik mund të shkatërrojë jetë. Kjo është arsyeja pse unë jam e detyruar të flas. Sepse nëse të gjithë thonë atë që duan, ne do të fillojmë të mendojmë se është normale. Për fat të keq ka ende shumë njerëz sot që vuajnë sulme të pajustifikuara dhe kjo më trishton shumë”, përfundoi modelja Bertram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rose Bertram (@rose_bertram)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *