• |
ide | kryesore

Hodhi foshnjën në lumin Kir, lihet në burg 32-vjeçarja në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 32-vjeçaren O. G., e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj para disa ditësh. Gjatë seancës gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokatja e saj ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese në vrasje e të miturve. Kjo është refuzuar nga gjykatesi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 7 janar. Foshnja u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur Postribë në lumin Kir, pasi e ëma e kishte hedhur gjatë natës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *