• |
ide | kryesore

I veshur me rroba ushtarake dhe antiplumb, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindëshpuese dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion mbi aktivitetin kriminal e personit ne fjale.

Ai eshte lokalizuar pergjate superstrades Lezhe-Milot, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *