• |
ide | kryesore

Konsumi në bare-restorante vijon rënien/ Jahja: Dhjetori më i dobëti në 10 vitet e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Muaji dhjetor i vitit që lamë pas shënoi rënie konsumi 20 deri 30%. Kjo shifër vjen krahasuar me vitin parardhës te baret dhe restorantet. Te këto struktura rënie të konsumit pati edhe ditët e festave. Kjo vijoi edhe në ditët e para të muajit janar 2023.

Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për “Monitor” se konsumi i muajit dhjetor 2022 ka qenë ndër më të dobëtit në 10 vitet e fundit. Arsyet kryesore të tkurrjes së konsumit, sipas tij janë rënia e fuqisë blerëse nga emigracioni i popullatës.

“Shumë kryeqytetas festat e fundvitit i kaluan në zonën e Korçës. Arsyeja ishte për të paguar më pak se në restorantet e Tiranës. Edhe ata që nuk u larguan nga kryeqyteti u mjaftuan me konsum bazik. Konsumi pati rënie 20 deri 30% në supermarket. Për muajin dhjetor konsumi ishte me rënie 20 deri në 30% edhe te baret dhe restorantet”, pohon ai.

Enri Jahja nënvizon se edhe ditët e para të janar 2023 nisën më rënie të konsumit. “Konsumi do të vijojë të jetë me tkurrje deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku injektimi i parave për zgjedhje do të japë shenjat e para të rigjallërimit të konsumit”, shtoi ai.

Për këtë vit shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka paralajmëruar rritje të çmimeve që do të jetë deri 20% më shumë se 2022. Shtrenjtimet do të ndikohen nga mungesa e fuqisë punëtore. Përballë presionit të largimit në emigracion të punëtorisë bizneset e shërbimeve kanë qënë të detyruar të rrisin rrogat. Ndërsa kostot e shtuara nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe lëndëve të tjera që ofrohen në bare dhe restorante do të lokalizohen te konsumatori, ndryshe nga sa ndodhi në 2022 ku kostot e shtuara u amortizuan nga fitimet e bizneseve.

Shtrenjtimi i çmimeve pritet të japë efekte rënëse sërish te konsumi.Në 2022 sektori vuajti edhe rënien e konsumit në restorante, ku sipas z. Jahja faktorët kryesorë ishin pasiguria e krijuar nga rritja e çmimeve dhe mungesa e qarkullimit të parasë në ekonomi.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës.



3 Comments

  1. “u mjaftuan me konsumin bazik”
    Normale ,me kalimin e kohes dita e fundit te vitit po behet dicka normale ,njerezit nuk mbushin cantat si dikur se hane ate qe duan pergjate vitit gjithsesi ….nje arsye eshte edhe aspekti ekonomik po jo domosdoshmerisht ……

  2. 4ky merret me Bare dhe restorante, por flet edhe dper supermarketet. Sa zakon te keq kane marre gjitholloget..Si do ja bejme me ato baret qe po zene rruget e jane bere si stalla?

  3. Zgjidhke ka.
    Here pas here pronaret te ftojne Njeri tjetrin me familje ose me dashnoret, keni moterqirat politilane dhe bythqirat e baahkise, edh keta ta mbushin arken. Ju vazhdoni ngrini cmimet se karet do hani.
    Pronare varikarsa bythqira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *