• |
ide | kryesore

“Nuk do t’i kisha hapur as telefonin”: Le Graet injoron Zidane, Ministrja e Sportit e bën të kërkojë ndjesë

-Instant, Sport
Le Graet



Në Francë Zinedine Zidane përfshihet në ciklonin e polemikave dhe jo për fajin e tij. Në fakt, kanë krijuar debat të ashpër fjalët e Noel Le Graet, presidentit të Federatës Franceze të Futbollit. Numri 1 i FFF, që sapo ka konfirmuar Deschamps në krye të kombëtares, ka fundosur një goditje të panevojshme duke sulmuar Zizou: “Nëse më ka telefonuar? Sigurisht që jo, as nuk do t’i përgjigjesha në telefon”. Numri 1 i futbollit francez ishte shumë i ashpër ndaj ish-yllit: “Nuk e kam takuar kurrë. Nuk kemi menduar kurrë të ndahemi nga Didier (Deschamps, red). Kjo nuk është e vërtetë. Disa njerëz duan t’i ndryshojnë gjërat ose t’i shpikin, sepse nuk dinë çfarë të shkruajnë. Ata preferojnë të thonë më shumë gjëra të këqija sesa të mira. Sinqerisht, nuk habitem kurrë nga ata që dënojnë para kohe ose që kanë ide të fshehura”.

“Unë e di shumë mirë që Zidane ishte gjithmonë në gatishmëri, nuk duhet të tregojmë një histori. Ai kishte shumë mbështetës. Disa prisnin që Deschamps të shkarkohej për të garuar, por kush mund ta qortojë seriozisht Deschamps për ndonjë gjë? Do të jetë trajner i Brazilit? Nuk më intereson, ai mund të shkojë ku të dojë, në një klub… Në një kombëtare, për sa i përket atij, vështirë se e besoj”, ishin fjalët e helmatisura të Le Graet në mikrofonat e RMC Sport.

REAGIMET E FORTA

Deklarata që do të lërë pasoja brenda kombëtares. I menjëhershëm reagimi i Kylian Mbappe: “Zidane është Franca. Nuk mund të kesh mungesë respekti për një legjendë si ai”. Ribery gjithashtu i bëri jehonë, gjithmonë në Twitter: “Do të duhet të shqyrtojmë një konsultë të shpejtë nga Zizou”. Dënim për fjalët e presidentit ka ardhur edhe nga ministrja e Sporteve, Amélie Oudéa-Castéra. Ajo shkoi edhe më tej, duke i kërkuar zyrtarisht presidentit federal ndjesë publike për Zidane: “Deklaratat kundër Zinedine Zidane janë një mungesë respekti e turpshme. Një president i federatës sportive më të rëndësishme në Francë nuk duhet ta thotë këtë.”

NDJESA E LA GRAET

Mëngjesin e sotëm, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i goditur nga polemikat, kërkoi falje për “vërejtjet e pakujdesshme që krijuan një keqkuptim” për Zine’dine Zidane. “Dëshiroj të kërkoj falje – tha Le Graet në një deklaratë për agjencinë AFP – për këto fjali që absolutisht nuk pasqyrojnë mendimet e mia. As konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë. Dhashë një intervistë për RMC – shtoi Le Graet sot – të cilën nuk duhet ta kisha dhënë. Sepse kërkohej polemika, duke vënë Didier kundër Zinedine Zidane, dy monumente të futbollit francez. E pranoj se u shpreha i pakujdesshëm me fjali që shkaktuan një keqkuptim. Zidane e di vlerësimin e jashtëzakonshëm që kam për të, si të gjithë francezët.”

NDËRHYN EDHE REAL MADRID

“Real Madrid shpreh keqardhje për deklaratat e pabukura të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet. Ato të drejtuara për Zinedine Zidane, një nga legjendat më të mëdha të sportit botëror. Këto fjalë nënkuptojnë mungesë respekti për një nga figurat më të admiruara nga tifozët. Bota dhe klubi ynë pret një korrigjim të menjëhershëm. Zinedine Zidane, kampion bote dhe kampion europian duke mbrojtur fanellën e vendit të tij, përveç shumë titujve të tjerë, përfaqëson vlerat e sportit. E këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale si lojtar dhe si trajner. Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme për këdo që e mban atë përfaqësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *