• |
ide | kryesore

“Policia nuk gjeti gjë” Përgjimet në qeli dogjën Rozeta dhe Havier Dobin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rozeta Dobi është përlotur në sallën e gjyqit ku ka dalë për masën e arrestit, bashkë me të birin Havier Dobin. Të dy akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e zyrtares Alda Klosi, ish-drejtoreshë e kabinetit në ministrinë e Rindërtimit.

Në kontrollin e parë, policia nuk gjeti gjë në shtëpinë e Rozeta Dobit, por pas përgjimeve në ambjentet e drejtorisë së policisë mes Rozetës dhe Havierit policia është kthyer sërish në banesën e tyre për kontroll.

Në bisedën e përgjuar del se Rozeta dhe djali i saj kanë thënë se policia nuk ka arritur të gjejë shumën totale të parave që ata kishin fshehur në banesën e tyre.

Kjo bisedë mes nënës dhe djalit ka bërë që policia të shkojë sërish për kontroll në banesën e tyre, dhe përveç 120 mijë eurove të gjetura nga kontrolli i parë, janë zbuluar nga policia dhe sekuestruar edhe 8500 dollarë, 404.800 euro dhe florinj.

Rozeta madje është shprehur se paratë që kishin në banesë, do t’i përdorte për të nxjerrë nga burgu djalin e saj. Ndërkohë që nga shumat e mëdha të parave të gjetura, ka dyshime të forta që Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj të kenë inskenuar dhe vjedhur para dhe aksesorë floriri edhe në banesa të tjera, të cilët dyshohet se mund të jenë emra publikë. Gjykata ka lënë në qeli nënë e bir pas gjetjes së parave.



2 Comments

  1. keta duhen denuar vetem per nje akuze: trashesi ne rrethana te cilesuara. …………………………………………………….dhe jo ne burg por te fillojne filloren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *