• |
ide | kryesore

Enigma/ Të kujt janë 300 mijë eurot “pa pronar” që rrëmbeu pastruesja Robin Hud-e

-Instant, Arkiva, Kryesore
dy dobet alda



E gjithë vemendja e opinionit publik pas njohjes me bëmat e pastrueses Robin Hud-e, që grabiste shtëpitë e zyrtarëve të shtetit, është fokusuar tek personi i Alda Klosit. Në fakt, ish shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, që është marrë me koncesionet e inceneratorëve dhe me projektet e rindërtimit është targeti perfekt për të ngritur pyetjen: Pse një nënpunëse e lartë qeveritare duhet të mbajë para të fshehura në shtëpi?

Dhe kështu, kjo grua e divorcuar pak kohë më parë, që ishte zhvendosur bashkë me të bijën në një banesë me qera në “rrugën e kosovarëve” është shndëruar në tabelën e qitjes të një mase të gjërë të opinionit, që ndihet e grabitur dhe e nëpërkëmbur nga nëntë vite pushteti sfilitës të rilindjes. Këtë ndjesi e kanë shtuar edhe më shumë rrëfimet plot gropa të vetë protagonistes Alda Klosi, që herë pohon se i ka paratë të deklaruara e herë se ato i kishte në ruajtje, në favor të xhaxhait që gjendet në SHBA.

Lexo me tej:

Zyrtarja e kryeministrisë: Eurot i mblodha për të kuruar xhaxhain

Por, ndonëse çdo lloj hetimi dhe gjurmimi të 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve të Alda Klosit, i duhet shkuar deri në fund, sepse si nënpunëse e shtetit ajo nuk mund të mbajë cash në banesë më tepër se 1.5 milionë lekë të reja, duket se kjo është hallka më e vogël e këtij skandali. Ja sepse.

Ashtu sikurse deklaroi fillimisht policia në banesën e të akuzuarës Rozeta Dobi u gjetën diçka më shumë se 400 mijë euro. Nga këto vetëm më pak se 1/3 ishin të Alda Klosit. Të tjerat i përkasin familjeve që po ashtu janë grabitur nga pastruesja Robin Hude.

Historia e plotë/ Si i vodhi pastruesja eurot në shtëpinë e zyrtares së kryeministrisë 

Por, ashtu sikurse është bërë e ditur ajo punonte në shtëpi të tjera zyrtarësh të lartë dhe për ata nuk flet askush. Këtë të hënë, përpara gjykatës, ku po zhvillohej seanca e masës së arrestit për të dy pjestarët e familjes Dobi, nënë e bir, as nuk u përmendën fare pronëarët e mistershëm të afro 300 mijë eurove të tjera. Lapsi.al e ka lexuar në çdo rresht procesverbalin e seancës dhe aty mungojnë emrat e viktimave të tjera. Ato nuk i tregojnë as policia as vetë të akuzuarit.

Çdo mendje normale e kupton se nuk bëhet fjalë për njerëz të thjeshtë. Një familje e zakonshme mund të mbajë në shtëpi para xhepi, qoftë edhe disa mijëra euro, po vetëm ata që fshehin paratë e pista mund ta pasurojnë një pastruese me 400 e ca mijë euro. Ka dhe një pyetje tjetër: po nëse e mësuan që Rozeta Dobi kishte dorë, ata që u mungonin ato paratë e tjera në shtëpi, pse nuk u bënë të gjallë? Apo mos vallë kishin më shumë për të humbur se sa për të fituar duke rikuperuar disa dhjetra mijëra euro?

Dalja e emrave të tyre ka shumë rëndësi. Se ajo dëshmon se rasti i Alda Klosit që “ruante paratë e xhaxhait”, nuk është i veçuar, por se mund të ketë edhe të tjerë si puna e saj që paratë e padeklaruara i mbajnë të fshehura.

Nga D&G, Zëaroski e Valentino, lista e plotë e sendeve të vjedhura nga pastruesja dhe i biri 

Pse po heshtet për këtë? Apo mos vallë se kjo është një dëshmi e pastër e metastazave të korrupsionit? Apo mos vallë se ajo tregon qëllimin e vërtetë se pse po kërkohet me ngulm një amnisti fiskale?

Policia dhe Prokuroria që po ruajnë me fanatizëm identitetin e të tjerëve që u grabitën nga Dobët nënë e bir, përpara se të gëzohen me triumfin e kapjes të dy hajdutëve ordinerë, duhet të preokupohen për ti bërë ata të penduar dhe bashkëpunëtorë të drejtësisë. Kjo çështje mund të quhet e zbardhur vetëm kur të dëshmohen me emra dhe mbiemra se cilët janë ata që mbajnë poshtë dyshekut, paratë e ryshfeteve, tenderave dhe licensave.

©Lapsi.al



21 Comments

    1. gjys milioi kjo bedelja eahmetjat, ahmetaj vetee do kte kap 100 milion eo,

      pyetja eshte sa leke ka rama sot?

      200 milion euro thoshte ai kari i osbe odihr ne 2014 a 2013 , sa ka fut ne “dyshek ” rama?

  1. Pse duhet ti mbajme parate e fshehura ne shtepi?!
    Cfar pyetje idiote qe beni ju…. Duket qe kto gazetarucat qe kane shkrujt artikullin jane pabuksa, nuk kane 5 lek kursime.
    Po ku ti cojme kursime ne o copa mishi, ti cojme ne banke? A e keni provuar ndonjehere te terhiqni shuma te medha nga bankat? Duhet te lajmerosh 1 jave perpara per vendin dhe oren qe do i terheqesh …
    Edhe une gjysmen e kursimeve te mija e ruaj ne shpi, gjysmen ne banke.
    Problemi ktu eshte se a i justifikon kjo parate me te ardhurat qe ka te deklaruara?
    Une kam dyshime te forta…

    1. une i mbaj te gjitha te corapet ! 😀

      kshu smi vjedh dot njeri ne autobuz dhe sa here duhet te bej transferta cash-i qes nga corapet , dhe ja rras shuk ne goje

      e keni cu trurin me pushime!

      cash 120 mije euro ne dyshek plus 300 mije e kusur eur te tjera te aldes qe alda thote sjane te miat, sepse alda u dhi ne brek dhe thote120 mije bile bile edhe ato 120 mije i ka nga pensioni i mamit te kellires se bashkise dhe prandaj thote 120 mije vetem se e di se me pensionin e mamit behet dasem si e lali erit, biles menje dore fiq te dalin leke dhe per vile tek rolling hills dhe per pulover me drera

      ska faj alda, fajin e ka saliu

      1. Eshtë fukara muti si të gjithë ne, por hiqet si i pasur, ai mut as 1 milion të vjetra nuk i ka pasë në xhep, prandaj nuk ia di kimetin bankës

        1. Po kush tha qe jam i pasur o klluf? Une nuk thash kurre qe jame i pasur. Une jam nje njeri i thjeshte puntor dhe kursimtar, dhe eshte mese normale qe gjate jetes time ti kem kursy 5 lek.
          Sa per kulture te pergjithshme, te pasurit zakonisht nuk mbajne para kesh as ne shpi dhe as ne banke, por i investojne ato.

  2. Mir u ma bejn ketyre politikaneve te korruptuar qe ne vjedhin. Ua ben golin dhe as te denoncojn dot se ca do denoncojn, parat e korrupsionit?

  3. Juve qe shani e qe sdini te flisni.

    Jorgo flet me argumenta por dhe kur shan,shan me argumenta dhe pak humor.

    Tani,tju pyes meqe jeni intelektuale,a shprehet njeri keshtu si ju?

    Mua si lexues me ben shume pershtypje,si mundeni te jeni aq lunatike sa te mos e kontrolloni veten dhe te shihni ca keni shkruar?

    Mizerje,ndyresira!

      1. Sistemi i patronazhisteve brenda klanit mavi perfshin shofere, pastruese, bodigarde, sekretaret, kunatat, etj.

        Edhe historia me Alden e ka fillesen gjetke, por me pastrusen u vihet fshesa ca zyrtareve dhe u behet shantazh disa te tjereve, sepse sundon OMERTA.

        Prej “ligjit te heshtjes” e per te mos hapur petet e lakrorit kane qepur gojen kreret e institucioneve nder vite, viktima te vjedhjes diten me diell neper shtepi e vila plazhi.

        Asgje nuk ndodh rastesisht, se “regjia” si Big Brather po punon dite e nate…

        Por ne media jepen disa deteja per te ngaterruar mes thashethemeve edhe nje pjese te se vertetes qe del nga kontrolli.

    1. O kaar po kush ka sharë deri në këtë moment, ti duhet me të shkërdhy robt se je shumë idiot, duket se ke nevojë.

      1. Ide e bukur, të gjitha funksionaret e shtetit që në dukje kanë gjoks të madh, t’u kontrollohen sutjenat.

  4. Po çar enigme është!!Po dihet që ato janë para korrupsioni.Dhe korrupsionin kush e bën?S’ka nevojë për përgjigje.

  5. Thone qe zullumi keputet kur trashet . Por ne kete vend as edhe ligjet e fizikes , matematikes , ekonomise e te gjithçkaje tjeter nuk funksionojne , prandaj sa me i madh zullumi aq me i çelikosur behet .
    Mjaftojne tre dite e do harrohet . Mjafton tre dite qe te analizohet neperstudiot televizive nga “analistet pa pagese” e jo vetem qe do te harrohet por edhe do te justifikohet . Ky vend eshte futur ne nje spirale qe veshtire se dilet pa forcen e dhunes popullore . Ne kete vend zinxhiri nuk ka vetem nje apo dy hallka te shkeputura , ketu te gjitha hallkat jane te shpartalluara totalisht . Kush mendon se ky vend behet pa revolucion nuk eshte naiv as idiot por nje i marre i lindur .

  6. 300.000 eurot jane te hajduteve te Rilinfjes, te znj Kim , te drejtoreve ne departamentin e shtetit, te patronazhisteve dhe te gjithe mafiozeve te tjere qe kontribojne ne vjedhjen e ketij populli
    Ilace i bofshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *