• |
ide | kryesore

Trazirat në Brazil, mbi 1 mijë të arrestuar deri më tani

-Instant, Lajme, Planet



Një krizë e thellë politike po shpërthen në Brazil pas incidenteve të dielën, kur mbështetësit e Jair Bolsonaro protestuan, duke sulmuar ndërtesat qeveritare dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Deri më tani, sipas informacioneve të fundit nga mediat ndërkombëtare, janë arrestuar më shumë se 1000 persona të cilët kanë marrë pjesë në protestat kundër presidentit të ri që u betua javën e kaluar, Lula da Silva.

Sipas informacioneve, më shumë se 1200 persona janë arrestuar pas incidenteve. Gjithashtu të paktën 12 gazetarë janë sulmuar në një përpjekje për të mbuluar protestat e paprecedentë.

Në disa pamje të tjera, shihet një autobus i mbushur me protestues të arrestuar duke u larguar, me sa duket në drejtim të një komisariati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *