• |
ide | kryesore

Video/ Djokovic, sherr i bujshëm me menaxherin në tribunë: “Dil jashtë!”

-Instant, Sport, Video
Djokovic



Novak Djokovic e nisi vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme. Serbi fitoi me përmbysje turneun e Adelaide. Ky është turneu i 92 në karrierën e tij, duke barazuar Rafa Nadal. Megjithatë, më shumë se suksesi në tre sete ndaj amerikanit Sebastian Korda për 6-7(8), 7-6(3) 6-4 pas tre orë e 9 minuta lojë, ka tërhequr vëmendjen shpërthimi i egër i ish-numrit 1 në botë. Serbi, pasi humbi pjesën e parë kundër, është tërbuar me njerëzit e tij. Tenisti është vërsulur në italisht kundër vëllait të tij Marko dhe menaxherit Edoardo Artaldi: “Jashtë. Dil jashtë. Po, po ti, dil jashtë”, i ka bërtitur Nole dyshes që u larguan nga tribuna pas disa sekondash.

Diskutimet vazhduan në distancë, me trajnerin Goran Ivanisevic dhe më pas me vëllain e tij Marko, i cili u kthye në setin e dytë. Por në fund, Djokovic e përmbysi finalen. Pas pikës së fundit, kampioni 35-vjeçar festoi me gishtin tregues në tëmthin e tij. Si për të theksuar një forcë mendore që ushqehet edhe me zemërim, tërbim konkurrues dhe dëshirën për të mos u dorëzuar kurrë, edhe kur është në buzë të greminës.

Falë suksesit në Adelaide, Djokovic barazoi Rafael Nadalin në vendin e katërt për fitoret e turneut, në një renditje të udhëhequr nga Connors (109) përpara Federer (103) dhe Lendl (94).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *