• |
ide | kryesore

Video/ “Luhet me gjak e zemër, pastaj me skema”: Sylvinho prezantohet me synim kualifikimin në Euro 2024

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i Shqipërisë. Braziliani dhe stafi i tij Pablo Zabaleta dhe Doriva Guidoni Junior do të jetë në detyrë deri në vitin 2024, duke pasuar kështu Edoardo Reja në pankinë: “Doja t’i thoja diçka Rejës – nisi braziliani -. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë. Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë. që ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Kur takova presidentin këtë pashë te ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive”.

Sigurisht që në hapje të bisedimeve me Sylvinho vëmendja e teknikut natyrshëm që do të kthehej nga një skuadër potencialisht e mundshme për ta drejtuar. Në këtë pikë, njohja me futbollin italian, në kohët kur ishte asistent i Mancini te Inter, i kanë sjellë në vëmendje edhe ndonjë si Manaj: “Dy ndeshje miqësore i kam parë. Kam punuar me Rei Manajn kur ishte pjesë e Interit. Ka futbollistë të rëndësishëm. Ne do të punojmë si staf. Do të nisim punën në Tiranë. Pas kësaj kontrate do të nisim punën dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë monitorimi me stafin tim dhe më pas të shkojmë t’i shohim live në fushë. Kemi punë për të bërë. Mendoj se gjenerata është rritur. Kemi futbollistë të rinj”.

SYLVINHO, NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR

Për Sylvinho në fakt nuk ka shkumë kohë, sepse në mars do të jetë ndeshja me Poloninë. E megjithatë në filozofinë e brazilianit është edhe vazhdimësia e një projekti, që ndoshta nuk solli kualifikimin, por disa kënaqësi po: “Kam ardhur këtu t’i jap vazhdimësi punës së Rejës dhe më pas do ti japim gjërat tona. Fillimisht do të zhvillojmë një miqësore. Ndeshja e parë do të jetë e vështirë, do kemi pak kohë por kjo është normale në kombëtare, duhet të sjellësh rezultate. Jam njeri me fat që kam punuar me Venger, Guardiola, Mancini, Tite. Duhet të bësh gjëra që t’i beson, kam respekt për Mancini por dua të bëj atë që besoj dhe dua vetë. Ajo që nuk pranoj unë është se lojtarët duhet të bëjnë më shumë në fushën e lojës, çdo lojtarë duhet të jap shpirtin në fushë dhe të japin 100%”, u shpreh Sylvinho”.

Lexo më tej: Video/ Prezenca e paprecedentë e ish-trajnerit në prezantimin e trajnerit të ri. Reja: “Çdo gjë e kam bërë me dashuri”

https://youtu.be/xnsdqZ3skiE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *