• |
ide | kryesore

Vijojnë largimet pas festave, rikthehen radhët në pikat kufitare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kapshticë



Fluksi në pikat kufitare në dalje të Shqipërisë i emigrantëve që kthehen në vendet ku ata jetojnë, pas festave të fundit, është rritur. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 1914 shtetas. Ndërkohë kanë dalë 5874. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2941 shtetas dhe kanë dalë 1565.

Fluks ka pasur dhe në Kakavijës. Në 24 orë kanë dalë nga territori i Shqipërisë 6083 persona dhe kanë hyre 2189. Fatmirësisht, ndryshe nga një ditë më parë në Kapshticë, nuk ka patur radhë pasi vijon të punohet në të dy anët e kufirit me kapacitet të plotë, respektivisht me 4 sportele pala shqiptare dhe 3 ajo greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *