• |
ide | kryesore

Ankth në familjen Morata: lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice, në terapi intensive

-Instant, Sport
Morata



Alice Campello, gruaja italiane e Alvaro Morata është shtruar në spital në Madrid në terapi intensive për komplikacione pas lindjes. Më 9 janar, Alice dhe Alvaro mirëpritën vajzën e tyre të katërt. Bella e vogël erdhi në jetë të hënën, pas binjakëve Alessandro dhe Leonardo të lindur në 2018 dhe Edoardos të lindur në 2020. Lajmin, për problemet e bashkëshortes së tij, e ka dhënë vetë lojtari i Atletico Madrid. Sulmuesi ka bërë në një postim të përbashkët me llogarinë e Alice në Instagram, të shkruar në spanjisht dhe italisht.

“Dje lindi Bella dhe është ashtu siç e ëndërronim. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, mamaja pati komplikacione që na trembën shumë. Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani ajo ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të Clinica Universidad de Navarra. Për të po kujdesen mjekë të mrekullueshëm. Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë. Për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm… mund vetëm t’i vlerësoj pa masë. Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Ne do t’ju mbajmë të informuar”. Bashkë me tekstin, Morata ka publikuar një foto të vogëlushes, vajzës së parë të çiftit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *