• |
ide | kryesore

Ivana, motra e Icardi kujton dramën e përjetuar: “Në moshën 14 vjeçare donin të abuzonin me mua”

-Instant, Sport
Ivana



Ivana Icardi, motra e Mauros, u rrëfye në kanalin Mtmad, duke kujtuar një episod të tmerrshëm që lidhet me adoleshencën e saj: “Faleminderit Zotit që nuk abuzuan me mua, por bënë një përpjekje të qartë. Këta njerëz futnin drogë në pijet e vajzave të vogla. Ishte nga herët e para që kisha dalë jashtë dhe nuk i kushtova shumë vëmendje. Në atë moshë nuk i kushton shumë rëndësi asgjëje – vazhdoi Ivana -. Në atë festë më droguan. Miqtë e mi u desh të lajmëronin një ambulancë. Madje nuk kisha pirë mjaftueshëm sa të isha në atë gjendje. Nuk mund ta kuptoj se si disa njerëz i bëjnë këto gjëra me partneret që janë të dehura ose të droguar. Apo ndoshta kjo i bën ata të duan të kenë lidhje, të prekin ose puthin një person, që nuk atë moment nuk është plotësisht në aftësitë e tij”.

“Nuk mendoj se një person që dehet dhe madje vjell, ndjen diçka në atë moment. Në një koncert të Anuel, nuk arrija të shpjegoja gjendjen në të cilën isha. Nuk pata kurrë sigurinë sepse nuk shkova në spital, por jam e sigurtë që më ka droguar dikush. Kishte njerëz që përfituan nga situata. Kur pi shumë, të nesërmen zgjohesh me pasojat e saj, por unë nuk kisha. Ndihesha sikur nuk kisha qenë fare. Është e qartë se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre. Fajëson edhe veten, por pastaj thua: ‘pse nuk mund të argëtohem?’ Të jesh kaq e kujdesshme në çdo gjë që bëj, më frustron shumë. Jetojmë në një shoqëri ku ka mungesë të madhe respekti”, përfundoi influencuesja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *