• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alibeaj



Në një vendim të shpërndarë nga grupi parlamentar i PD, i drejtuar Enkelejd Alibeaj, u njoftua vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i katër deputetëve që ishin pezulluar nga PD më 11 janar 2022. Konkretisht: “Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.” – thuhej në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërsa sipas njoftimit, akti u ndërmorr pasi ka përfunduar afati (i thënë sot) 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar, burime për Lapsi.al nga brenda PD-së bëjnë me dije se në partinë opozitare po luhet një lojë tjetër.

Sipas burimit, arsyeja pse deputetët e rreshtuar krah Berishës u përjashtuan është pasi Enkelejd Alibeajt i rrezikohet pozicioni si kryetar i grupit parlamentar. Kjo, sipas burimit, pasi në grupimin e Alibeajt ka nisur një lëvizje për të shkarkuar atë si kryetar të grupit parlamentar.

Ndërsa Alibeaj tashmë po rrezikohet edhe nga të vetët, bashkimi i votave me grupin e Sali Berishës, do të siguronte shkarkimin e tij. Pra kjo është arsyeja pse Alibeaj nxitoi të vepronte me përjashtime të deputetëve që ishin me statusin e “të pezulluarve”, dhe jo mungesa e distancimit nga sulmi i vitit të shkuar tek selia blu.

©LAPSI.AL 



9 Comments

  1. Duhet me i heq një dru këtij trapi pushtues të PD, që të mos i shkojë mendja të merret më me politikë.

  2. Pse merziteni, ne fund te fundit keta te gjith keta kan pas bekimin e Saliut per te ber karrier ne PD. Tani ja futen po keshtu e ka politika, sidomos te ne ku ideale nuk ka po ka vetem interesa.

    1. Palokari nip hysmeqari.grek të bejlerëve gjirokastritë.
      Saliu i bëri pronarë
      Miçua i.taqit i thotë vllehut edi rama
      Do mbroj pronat e minoritetit.
      Alibeajn miza në bythe të kalit.
      Popullit qiraxhi.Saliu ju privatizoi shtëpitë me 50 mijë lekë të vjetra
      Katunareve ju dha tokat e shtetezuara të ish pronareve .Kte popull po e vret e drejta. E S.aliut Saliun e drejta e ish të persekutuarve dhe e ish pronareve.

  3. Ky kokrra e bythqimit e di se ska te ardhme kurre me ne poltike dhe po perpiqet te kap ca te kape nga Xoni per sherbimin qe po i ben ne rremujen me statusin e PD-se.

    Ketij duhet tja shkerdhejne robt ti japin nje dru votuesit e PD-se dhe ta marre vesh se ky mund te perjashtoje vetem grun e vet nga shpia (nese ka bythe), por jo demokratet nga shtepia e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *