• |
ide | kryesore

Video/ Inter, kualifikim i vuajtur në shtesë: Parma shkoi 3 minuta nga suksesi, pastaj Buffon u dorëzua

-Instant, F1, Sport, Video
Parma



Inter mposhti Parmën 2-1 në raundin e 1/8 të Kupës së Italisë, por iu desh të shfrytëzonte kohën shtesë për të siguruar një vend në çerekfinale. Në Meazza, zikaltrit e teknikut Inzaghi e panë veten në disavantazh në minutën e 38′, pas një goditje fantastike të Juric. Parma dhe 45 vjecari Buffon rezistuan deri tre minuta nga fundi, kur Lautaro Martinez barazoi rezultatin. Goli i fitores i Acerbit erdhi pastaj në kohën shtesë, në minutën e 110′, me një goditje me kokë që kaloi Buffon.

Dy orë lojë, pjesa më e madhe e tyre e kaluar në ndjekje. Interi i parë i sezonit në Kupën e Italisë, siç është tashmë praktikë pothuajse standarde, kaloi duke u zvarritur deri në çerekfinale. Por iu desh të vuante edhe tridhjetë minuta më shumë, pavarësisht një kundërshtari të kategorisë më të ulët. Në Meazza, ndeshja e 1/8 kundër Parmës ishte më problematike se sa pritej, duke fituar 2-1 me përmbysje. Inzaghi në fakt u shpëtua vetëm tre minuta nga fundi nga Lautaro Martinez, para se Acerbi t’i dhuronte kualifikimin.

Interi u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke mposhtur Parmën, që iu afrua shumë fitores. Emilianët, në avantazh në minutën e 37 me golin nga jashtë zonës të Juric, u arritën në minutën e 88′. Një devijim i Osorios e bëri goditjen e Martinez të pandalshme. Buffon me një pritje fantastike në kundërkohë në minutën e 91′ ndaj Dzeko e coi ndeshjen në shtesë. Aty vendimtar u tregua Acerbi që shënoi golin e kualifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *