• |
ide | kryesore

Arrestohet sekretari i përgjithshëm ministrisë së Financave dhe dy drejtorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
financave, policia, arrest, Tiranë, emigrantë, dy te mitur



Tre zyrtarë të ministrisë së financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë ditën e sotme.

Mes të arrestuarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Së bashku me të janë arrestuar edhe dy drejtorë të këtij institucioni.

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim.

Hetimet janë kryer për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Akuza mbi të cilat është kërkuar arrestimi, lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992.



8 Comments

  1. Une mendoj te gjithe Jon te koruptuar nga rama e Deri te sherbtori,prandaj skapi ka kollaj keta te ripordhes dehet FUT ne burg pa dal ne mediat argumeti sepse ne fakte Jan te tille.!

  2. Po 🐟 i madh ku eshte?
    Me kte do mbuloni megaskandalet e pa ndalshme?
    U knaqe ti jorgo po populli do llogari deri ne qindarken e fundit.
    Sapo ka fillar te bjere perdja qe na zinte syte,do dilni gollomesh edhe pse nuk skuqeni e zverdheni.

    1. Po c’perde ju zinte syte juve o te zinj?! Ju jeni vete Perdja.

      Mbijetesa ju ka mesuar te ulni koken e te jetoni ne meskinitet e padrejtesi te felliqur, ndaj vazhdoni te flisni ende shqip. Ata qe e ngriten koken ose u vrane ose iken nga Himara para 5 shekujsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *