• |
ide | kryesore

Cavani, një muaj nga eliminimi nga Botërori, shfryn kundër Siebert: “Plaseni arbitrin në burg”

-Instant, Sport, Video
Cavani



Një rrugëtim i shkurtër e zhgënjyes për Uruguajin në Kupën e Botës Katar 2022. Ecuria e amerikano-jugorëve, në fakt, përfundoi në fazën e grupeve, të eliminuar me golavarazhin në favor të Koresë së Jugut. Skuadra e Bentos vazhdoi më tej bashkë me Portugalinë në Grupin H. Më shumë se një muaj pas ndeshjes kundër Ganës, e fundit e Celeste në Katar, Edinson Cavani u vërsul sërish kundër arbitrit. Sulmuesi e akuzoi drejtuesin e ndeshjes edhe direkt pas ndeshjes. Por, sic duket në shtëpinë e Uruguait, nuk del e keqja.

Diferenca e golave (4 të shënuar dhe 4 të pësuar nga aziatikët, 2 të shënuar dhe 2 nga amerikano-jugorët), shpërbleu Korenë, për numrin më të madh të golave të shënuar. Në fund të ndeshjes kundër Ganës, u lëshua një lumë polemikash për një arbitrim të konsideruar penalizues ndaj Uruguajit. Protestat, në këtë rast, kanë ardhur për dy penallti të pa dhëna nga arbitri gjerman Siebert. Cavani rrugës për në dhomat e zhveshjes rrëzoi me grusht monitorin e VAR.

FIFA ka hapur tashmë një dosje për ndeshjen ku raportonte sjelljen e Cavani, që tani rrezikon skualifikimin. Në lidhje me këtë, Matador ka folur në frekuencat e El Larguero, një program radiofonik spanjoll: “Nëse më skualifikojnë, duhet ta fusin në burg arbitrin se na eliminoi nga Kupa e Botës. Sot me VAR-in dhe të gjitha kamerat në fushë, gabime të caktuara nuk janë të pranueshme”.

Lexo më tej: Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *