• |
ide | kryesore

Dani Alves hetohet për dhunë sek*uale në diskotekë: “Nuk kam bërë asgjë”

-Instant, Sport
Alves



Policia spanjolle ka konfirmuar se ka hapur një hetim ndaj Dani Alves. Braziliani është akuzuar për dhunë sek*uale nga një grua, të premten e 30 dhjetorit. Sipas rindërtimit, gjithçka ka ndodhur në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Lojtari i Pumas ishte me pushime për Vitin e Ri, ndërsa akuzohet nga një grua. Ajo madje denoncoi në polici se 39-vjeçari i kishte futur një dorë në të brendshme. E tronditur, ajo lajmëroi miqtë e saj, të cilët nga ana e tyre lajmëruan oficerët e sigurimit të klubit të natës. Në vend mbërriti edhe policia, por Dani Alves në atë kohë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo më tej: “Më futi duart poshtë mbathjeve”: Dani Alves akuzohet për dhunë sek*uale në diskotekë, ai e mohon

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së vazhdon të mohojë akuzat: “Do të doja të mohoja gjithçka. Po, isha në atë vend, me njerëz të tjerë, duke u argëtuar. E kushdo që më njeh e di që më pëlqen të kërcej. Kërceva e u argëtova pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është kjo zonja. Jo, nuk e kam bërë atë që thotë. Më dhemb, sidomos për njerëzit e mi”, ishin fjalët e Dani Alves për Antena 3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *