• |
ide | kryesore

Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt për riekspertim të νrasjes së Pjerin Xhuvanit

Arkiva
Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt për riekspertim të ngjarjes



Këtë të mërkurë ka nisur seanca e radhës ndaj Arbër Paplekaj në gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit. Në seancën e kaluar të dy ditëve më parë, avokatët kanë paraqitur parashtrimet dhe pretendimet e tyre në përgjigje të provave që prokuroria ka paraqitur për ngjarjen, dhe parashtrimet e tyre për personat që ata e mbrojnë. Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Arbër Paplekaj, Mirash Martinaj, i cili dy ditë më parë kërkoi rieskpertim të ngjarjes dhe eksperët të mos jenë të prokurorisë së Elbasanit.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan. Ai u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i deputetit të Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *