• |
ide | kryesore

I hoqi Interit dy pikë ndaj Monzës, Sacchi i shpëton pezullimit. Rocchi: “Do të jetë në pankinë”

-Instant, Sport
Rocchi



Debatet e ashpra të gabimit të arbitrit Sacchi në Monza-Inter, me anullimin e golit të Acerbi, nuk ndalen. Në fakt, të gjithë prisnin pezullimin e arbitrit, që fishkëlleu para kohe një faull që nuk ishte. Nuk është i këtij mendimi dizenjatori i arbitrave në Serie A Gianluca Rocchi. “Në themel të çdo gjëje është se arbitrat dhe ndihmësit duhet të presin për t’i rënë bilbilit. Të frenosh instinktin është një gjë shumë komplekse: jo vetëm që duhet të frenojnë instinktin, por edhe të shtyjnë fishkëllimën – shpjegoi ai -. Flamuri është gjithmonë i riparueshëm, kur arbitri i bie bilbilit, protokolli na detyron që të mos kemi më asnjë mundësi për të ndërhyrë. Ajo që ndodhi ishte një aksident, ta vendosim në këtë kategori”.

Gabimi i Sacchi, i cili rrezikon pezullimin për një muaj, i kushtoi Interit dy pikë dhe zemëroi gjithë zikaltrit. Ata fillimisht ngritën zërin me trajnerin Inzaghi në fund të ndeshjes e pastaj me drejtorin Marotta. Sot Rocchi pranon publikisht seriozitetin e gabimit të arbitrit nga Macerata, që fishkëlleu para se topi të shkonte në rrjetë. Sacchi në fakt sinjalizoi një mbajtje të Gagliardini ndaj Pablo Marì, që në realitet nuk ndodhi. Por kjo i mbylli mundësinë e ndërhyrjes edhe VAR ku ishte Mazzoleni.

VERDIKTI I ROCCHI

Por dizenjatori nuk dëshiron të dëgjojë për pezullim: “Unë nuk merrem me diferencën mediatike – shtoi Rocchi, në lidhje me krahasimet e mundshme me atë që ndodhi vitin e kaluar në Milan-Spezia nga Serra -. Ne nuk pezullojmë askënd. Unë pezulloj dikë vetëm nëse thyen rregullat tona të brendshme. Ndoshta do të jetë më shumë në pankinë, por do të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë bëjnë gabime. Kjo do t’i shërbejë atij si përvojë. Aftësia qendron te rikuperimi, të kthehesh në fushë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Askush nuk do t’ia kthejë Interit dy pikët, por Sacchi do të qëndrojë, si të thuash, “në pankinë” për të paktën nja dy ndeshje. Pastaj do të fillojë përsëri nga B ose nga një nivel më i ulët në A (ku nuk është në fushë një skuadër e madhe).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *