• |
ide | kryesore

Kate Middleton shfaqet në publik pas deklaratës së Harry

Paparazzi, Slider



Kate Middleton është shfaqur për herë të parë në publik pas publikimit të librit të ‘Harry’, ‘Spare’.

Princesha e Uellsit, e cila po ngiste makinën , arriti të fshihte të gjitha emocionet e saj për librin e mbushur me deklarata të Princit Harry. Kate e gjeti veten në qendër të shumë prej zbulimeve të Dukës së Sussex-it. Nga adhurimi i saj ndaj shfaqjes televizive të Meghan Markle “Suits” deri te sjellja e saj  për veshjen e Princeshës Charlotte për dasmën mbretërore të çiftit.

Harry pohoi në kujtimet e tij se ai zbuloi Dukeshën e Sussex duke qarë “në dysheme” të shtëpisë së tyre. Sipas tij ajo po qante pasi Kate Middleton dyshohet se kërkoi  që të gjitha fustanet të  ribëheshin. Diku tjetër në libër, ai pretendon se ajo pranoi privatisht se tabloidët  kishin gabuar kur kishin raportuar se Meghan e bëri atë të qante.

“Kate pranoi gabimin. Ajo tha se historia për Meg që e bëri të qante ishin krejtësisht të rreme”, shkroi Duka i Sussex. Duke kujtuar një “samit” që dyshja patën me Princin William dhe Kate, Harry pretendoi se Kate tha; “Meghan unë isha ajo që të bëri të qash”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/10/harry-zbulon-pse-nuk-ka-hequr-dore-nga-titulli-mbreteror/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *