• |
ide | kryesore

Këshilltari i DASH në Prishtinë: Kosova të formojë Asosacionin

Arkiva
Kosova



Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe”. Deklaratën e bëri gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë.

“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjentisht, me ndërmjetësimin e BE-së, të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. SHBA e mbështet plotësisht dialogun dhe arsyeja pse erdhëm sot këtu është ta tregojmë këtë mbështetje. Po ashtu jemi në kontakte të ngushta me kolegët tanë europianë” – ka thënë ai.

Chollet tha se SHBA-ja beson se dialogu është mjeti më i mirë për Kosovën për të siguruar të ardhmen e saj të plotë evropiane dhe euroatlantike.

“Unë nesër do të jem në Beograd. Ne besojmë se ky dialog është mjeti më i mirë për të ardhmen europiane dhe euroatlantike. Ne presim nga Kosova që t’i përmbushë të gjitha zotimet e dialogut që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendojmë se kjo është në pajtim me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ngjarjet e fundit e kanë nënvizuar themelimin e tij” – ka thënë ai.

Pikërisht procesi i dialogut, plani evropian (franko-gjerman) dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshilltarit të lartë të DASH, Derek Chollet. Para Kurtit, Chollet, takoi presidenten Vjosa Osmani, ku sipas një njoftimi për media, tha se angazhimi i shtuar i SHBA-së në dialogun me Serbinë është “vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Kosovës”.

Chollet dhe Osmani, sipas Presidencës kosovare, biseduan edhe për zhvillimet në rajon dhe botë dhe ajo tha se me mbështetjen e Rusisë, “Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Zoti Derek Chollet,

    flamuri i Kosoves eshte dicka unike ne Bote. Ai eshte si cdo flamur i cdo vendi tjeter vizualizimi i ideeve e perceptimit te popullit e shtetit te pavarur e sovran te KOSOVES ne direkten raport me Boten qe e rrethon.

    Shume njerez u habiten kur u shpall pamja e flamurit shteteror te Kosoves e s`munden ta kuptonin menjehere Mesazhin qe Flamuri deklaronte ne bote nga shteti me i ri i Globit ne ate Kohe.

    Ju lutem shikoeni me kujdes ate flamur. Ai nuk eshte produkt i nje Rastesie, mendjelehtesie, pragmatizmi Politik etj., etj. …
    Ai Flamur eshte nje lapidar perkujtimor i ceshtjes Kosovare ne Shekuj.
    Ai Flamur eshte njekohesisht nje Paralajmerim per miqte si edhe per Armiqte e Kosoves.

    1. – Sfondi blu i flamurit prezanton perkatesine e Hapesires Europiane te Kosoves.
    2. – Harta Shteterore e Kosoves eshte elementi i dyte qe eshte fiksuar ne kete Flamur.
    3: – Pese Yjet perfaqesojne ne Flamurin Kombetar te Kosoves Pese Komunitetet e Kosoves.

    Pra sic e shikoni aty nuk perfaqesohen vetem Shqiptaret qe perbejne 93% te popullsise, apo Serbet me 3.5%, por gjithashtu aty prefaqesohen edhe tre komunitetet e tjera si pjese perberese e popullsise se Kosoves.
    Pra nuk egziston asnje arsye qe Ylli qe paraqet Pakicat Serbe ne Flamurin e Kosoves te qendisej shume me i madh ne krahasim me yjet e tjera. Pra e thene shkurt aty deklarohet publikisht Kosova multietnike.

    Mendoj se do te ishte cmenduri masive te besohej se e gjitha kjo design identitare mund te jete pjelle e nje rastesie fatale. Paraqitja e Flamurit te Kosoves eshte projektuar e realizuar me kujdes nga burra e gra te mencur e te afte ti dalin per Zot vendit te tyre ne cdo kohe e rrethane.

    Po ju lutem edhe nje here te rishikoni qendrimin tuaj ndaj Stetit Serb si edhe te elementeve te tyre luftenxitese ne Ballkan. Tani se fundi po shohim se po na nderojne edhe me jashteqitjet e tyre nga Rusia ne Kosove e rreth e qark.

    Kane kaluar 25-vjet qe nga shpallja e pavaresie se Kosoves dhe ata qe dje e sot ishin e jane Agresoret e sabotatoret e Paqes ne Ballkan po terhqin nga Hunda USA, EU, Kosoven e Ballkanin mespermes Llumit Ballkanik.

    Pa ndihmen e USA dhe EU, Kosova nuk do te kishte ardhur ketu ku eshte dhe Lufta ne Ballkan e ndezur nga Serbia nuk do te kishte mbaruar ende. Por Paqen ne Ballkan nuk e keni dhe nuk e kemi fituar ende.
    Vale te reja e te nxehta lufte po e mbulojne Europen lindore e origjina e tyre nuk eshte Gjeagjeze.
    Koha nuk pret me.

    Tragjedia Ballkanike duhet te marri fund sa me pare ne perputhje te plote me qendrimin Amerikan e vecanerisht qendrimi e Presidentit Joe Biden per njohjen reciproke midis Serbise e Kosoves si qendra e gravitetit te kesaj ceshtje jo vetem ballkanike por edhe europiane si nje ceshtje e njohjes dhe e mbrojtjes se vlerave Euroatlantike.

    Ju uroj suksese ne punen tuaj fisnike para Botes e Zotit.

    Me respekt te plote
    tironsi/gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *