• |
ide | kryesore

Papunësia në ‘kulm’, Lezha dhe Durrësi disponojnë më shumë iphone dhe ipad

-Instant, Lajme, Të fundit
lezha dhe



Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iphone dhe ipad.

Në të njëjtin vit Lezha u rendit si qarku me papunësinë më të lartë në vend dhe me nivelin me të lartë inaktivitetit (popullsisë në moshe pune, por që nuk është në kërkim të punës). Papunësia në rang kombëtar ishte rreth 12 % në vitin 2021, por në qarkun e Lezhës ky tregues ishte mbi 22%.

Pas Lezhës numrin më të lartë të te “smart phonëve” dhe ipadeve në raport ne popullsinë i ka qarku i Durrësit.

Të dhënat tregojnë 83.5 % e popullsisë së qarkut Durrës kishte telefon të zgjuar me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2019 ku vetëm 62% e popullsisë së qarkut i dispononte këto pajisje. Në vitin 2021 papunësia në qarkun e Durrësit ishte më shumë se 17%, gati 5pikë % mbi mesataren kombëtare.

Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare. Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.

Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019.

Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.

Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit.

Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara./MONITOR



5 Comments

  1. He pra si e shpjegoni kete paradoks ju kukumjackat fatkeq-ndjellese?!

    “””Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.”””

    Aaaahhhh… po he pra, thuj ku po dilshe!

  2. varferi karin, tgjith me 1phone e makina te fundit, lokalet e restorantet plot, tjetra ka mbi 400 mije euro ne shpi si pa gje te keq. Apartamenteve te reja iu ka vajt cmimi si ne Milano e asnje ska ngel pa shit.

  3. papunesia e vertete s’eshte ajo e shifrave zyrtare se shumica punojne ne te zeze. Kush ka lokale, restorante e hotele ne shengjin daklaron minimumin e mundshem. Ka hotel qe kan nga 20 punonjes e deklarojne vetem 1, te tjeret si papune. Per te mos fol per te gjith ata qe japin apartamente me qqera gjate veres ne Shengjin qe mesatarisht iu shkon rroga me shume se sa e nje zyrtari te Tiranes. Ka iphona se ka shume lek ne qarkullim ne ekonomine informale, zyrtarisht dalin si qarqet me te varfera se jan qarqet me evazionin me te madh.

  4. “Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit.

    Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.

    Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara”… kete pjesen e shtuat per ti bere qefin padronit se ska mundesi hahahhaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *