• |
ide | kryesore

Rasti unik i Lucas Perez: pagoi nga xhepi gjysëm milioni për tu kthyer te Deportivo e shënon dygolësh në debutim

-Instant, Sport, Video
Lucas Perez



Futbolli spanjoll është emocionuar nga historia e Lucas Perez. Sulmuesi 34-vjeçar spanjoll, i cili në të kaluarën ka luajtur për Arsenal, Aston Villa, apo Deportivo Alaves, ka vendosur të largohet nga La Liga. Lucas Perez luante për Cadiz, por dëshironte të rikthehej te skuadra e tij e preferuar, Deportivo La Coruna. Sulmuesi me këtë veprim kërkon të ndihmojë klubin të ngjitet nga divizioni i tretë ku militon aktualisht.

Për ta bërë këtë, Perez ishte i gatshëm të paguante nga xhepi i tij klauzolën e lirimit prej gjysmë milioni eurosh. Ishte kjo shuma që e mbante lidhur me Cadiz dhe Lucas Perez e pagoi pa u menduar gjatë. Pagoi dhe nënshkroi me Deportivo La Coruna për një debutim ëndërrash. Sulmuesi zbriti sërish në fushë për ekipin që e futi në botën e futbollit, të dielën para 24,000 shikuesve. Dygolësh i Lucas Perez dhe fitore 3-0 që e ngjit Deporitivon vetëm 4 pikë nga kreu i renditjes.

Lucas Perez ishte golashënuesi më i mirë i Cadiz dhe vitin e kaluar ai kishte qenë i rëndësishëm në shpëtimin e skuadrës. E megjithatë ai vendosi të heqë dorë nga shumë para për t’u kthyer në klubin e zemrës. Në futboll, flamujt ekzistojnë ende. Për fat të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *