• |
ide | kryesore

Trazirat në Brazil, urdhërohen arrestime për zyrtarët e lartë pas sulmit në kryeqytet

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet gjyqësore të Brazilit kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë pasi rebelët sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasília. Një zyrtar, ish-komandanti i policisë ushtarake është arrestuar, raportojnë mediat lokale. Zyrtarët përfshijnë gjithashtu ish-shefin e sigurisë publike të Brasília-s, Anderson Torres dhe të tjerë “përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet” që çuan në trazira, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Torres mohon çdo rol në trazirat. Koloneli Fábio Augusto, komandanti i policisë, u shkarkua nga detyra pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë. Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i njohur gjerësisht si Lula, u betua.

Nga rreth 1,500 personat e arrestuar dhe sjellë në akademinë e policisë pas trazirave, zyrtarët thonë se gati 600 janë dërguar në objekte të tjera, ku zyrtarët e policisë kanë pesë ditë për t’i akuzuar zyrtarisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *