• |
ide | kryesore

Zidane e ngacmimet sek*uale, Le Graet pezullohet nga udhëheqja e Federatës franceze

-Instant, F1, Sport
Graet



Noel Le Graet u pezullua nga detyra e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, nga Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i këtij organizmi. Numri 1 i futbollit francez e mori presidencën në vitin 2011 dhe mandati i tij do të përfundonte në fund të vitit 2024. Pozicioni i tij u minua nga deklaratat e tij të fundit të diskutueshme për Zinedine Zidane. E pastaj nga dëshmia mbi ngacmimet e supozuara sek*uale të zbuluara nga një menaxhere. Edhe drejtorja e përgjithshme e tij, Florence Hardouin, është pezulluar gjithashtu. Philippe Diallo do të garantojë kreun e përkohshëm të FFF-së.

Le Graet në fakt u detyrua të jepte dorëheqjen, të bënte një hap prapa. Të paktën, deri sa të publikohen rezultatet e auditimit të porositur direkt nga Ministria e Sportit në Francë. E gjitha kjo u kërkua për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera kritike të brendshme.

Lexo më tej:Presidenti i FFF, Noel Le Graet, akuzohet për ngacmim sek*ual nga një menaxhere: “Donte të më çonte në shtrat”

Qeveria franceze është kundër Le Graet dhe nuk duhet ky hetim për tu kuptuar. Zëdhënësi i qeverisë, Olivier Véran, është marrë në pyetje për polemikat rreth Le Graet. “Për këtë kam një mendim personal, jo qeveritar. Unë ndaj mendimin e Ministres së Sportit. Një federatë si Federata Franceze e Futbollit meriton një president në lartësinë e detyrës. Një njeri që di të japë një imazh të mirë të futbollit francez përballë planetit. Kam kujtime të bukura nga finalja e 1998-ës dhe një adhurim të tillë për Zizoun saqë edhe unë u lëndova shumë nga ajo që dëgjova. Nuk është vetëm kaq, por ka shumë gjëra të tjera të vogla”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *