• |
ide | kryesore

Ashley Tisdale zbulon se vuan nga alopecia

Paparazzi, Slider



Aktorja Ashley Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve.

“Alopecia dhe humbja e flokëve janë mjaft të zakonshme, por shumë njerëz ndihen të turpëruar të flasin për këto çështje”, shkroi Tisdale në Instagram.

“Çdo lloj rënie e flokëve mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, veçanërisht nëse ndiheni sikur jeni i vetmi që e kalon atë. Kjo është arsyeja pse unë dua të flas hapur. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar.” Ndërsa gjendja mund të lidhet me hormonet ose trashëgiminë ajo është e lidhur edhe me mbingarkesën e stresit”.

Në një histori të postuar në website e saj, Frenshe, Tisdale shtjelloi më tej përvojënme alopecinë . Ajo zbuloi se i filloi kur ajo ishte në fillim të të 20-ave – dhe se si e menaxhon gjendjen.

Ashley  theksoi se trajtimi me plazmën e pasur me trombocitet (PRP) është veçanërisht i dobishëm, duke shkruar: “Është e shtrenjtë. Sigurisht nuk është përvoja më e këndshme. Në fund të fundit përfshin mikrogjilpërën e kokës – por bëri flokët të rriten përsëri. Hulumtimet tregojnë se funksionon.” Për të reduktuar stresin, aktorja i drejtohet jogës, meditimit dhe një diete të kujdesshme./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *